• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia zbardh dinamikën e masakrës së Mamurrasit: Konflikti nisi mes dy kushërinjve

by Java News
24/09/2015 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia zbardh dinamikën e masakrës së Mamurrasit: Konflikti nisi mes dy kushërinjve

Policia e Shtetit zbardhi mbrëmë dimanikën e masakrës në qytetin e Mamurrasit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Sipas policisë, sherri nisi fillimisht mes kushërinjve Enrik dhe Dorian Mamli. Shkak ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, që të mos shoqërohej me Naim Tafën dhe të afërmit e tij pasi  me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por Dorian Mamli, nuk i

Vendi ku ndodhi plagosja ne Mamurras
Vendi ku ndodhi plagosja ne Mamurras

është bindur kushëririt të tij duke i thënë që i ka shokë dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar  në konfrontim fizik. Dorian Mamli ka lëvizur me  makinën tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar  me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet. Duket se Doriani do të ketë konsumuar ndonjë bisedë me Naimin pasi gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli. Pas përplasjes, makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.

Enrik Mamli, një prej autorëve të ngjarjes në Mamurras
Enrik Mamli, një prej autorëve të ngjarjes në Mamurras

Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i  Enrik Mamlit.

Ndërkohë sipas policisë, biktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nga burgu me datë dy javë më përpara ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

Viktima: Naim Tafa

Të plagosur: Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.

I arrestuar: Enrik Mamli një prej autorëve

Next Post

Rama nis vizitën 5-ditore në SHBA me ftesë të Obamës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

“Shpresoj që SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit!”, Meta tregon prapaskenat e Reformës në Drejtësi: U luajt lojë e madhe!

May 20, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ku është Baki Goxhaj?

May 20, 2026
PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për Rregulloren e Kuvendit, ja pikat ku u tërhoq mazhoranca

PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për Rregulloren e Kuvendit, ja pikat ku u tërhoq mazhoranca

May 20, 2026
BE: Shqipëria të përshpejtojë reformat për të mbyllur negociatat në 2027! Prioritet lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar

BE: Shqipëria të përshpejtojë reformat për të mbyllur negociatat në 2027! Prioritet lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar

May 20, 2026
“Jemi në fazën finale me Iranin!”, Trump: Po i japim një shans, Teherani kërcënon me luftë rajonale

“Jemi në fazën finale me Iranin!”, Trump: Po i japim një shans, Teherani kërcënon me luftë rajonale

May 20, 2026
“Do integrojë avantazhet teknologjik”, Berisha prezanton Departamentin e Urtësisë Artificiale në PD

“Do integrojë avantazhet teknologjik”, Berisha prezanton Departamentin e Urtësisë Artificiale në PD

May 20, 2026
Synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban/ Qeveria miraton shpronësime për tre projekte infrastrukturore

Synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban/ Qeveria miraton shpronësime për tre projekte infrastrukturore

May 20, 2026
“Interpelancat vetëm me Ramën, jo me delegime”, Berisha vendos kusht për miratimin e rregullores së Kuvendit

“Interpelancat vetëm me Ramën, jo me delegime”, Berisha vendos kusht për miratimin e rregullores së Kuvendit

May 20, 2026
“Partia e turpit”, Baze: PD është bërë leckë për të pastruar fytyrën e familjes Berisha

Mungesa e reflektimit për dështimet e Reformës në Drejtësi mund ta vrasin atë

May 20, 2026
Format i ri për Ligën e Kombeve, UEFA miraton ndryshimet

Format i ri për Ligën e Kombeve, UEFA miraton ndryshimet

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In