Është tensionuar protesta e opozitës para Kryeministrisë. Policia po përdor në mënyrë të vazhdueshme makinat me ujë për të shpërndarë turmën.
Fill pasi kryedemokrati Berisha përfundoi fjalën, protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
“Blutë” u kundërpërgjigjen me shumë ujë në drejtim të protestuesve. Këta të fundit, të irrituar nga reagimi policor nisën të hedhin shishe në drejtim të uniformave blu, ndërkohë që hoqën edhe barrierat metalike para Kryeministrisë.











