• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Policia shpërfill klithmat e grave”/ Rama: Përgjigjuni ndaj çdo thirrje, mos merrni lekë si gjykatësit

by
08/07/2021 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e cilësoi në nivele të ulëta reagimin e Policisë së Shtetit ndaj denoncimeve të qytetarëve për dhunë në familje.

Duke vënë theksin në përdorimin e komisariatit digjital, Rama thotë se policia shpërfill vuajtjet e vajzave dhe grave që dhunohen në familje.

Kreu i qeverisë i bën thirrje të gjithë strukturave të policisë që t’i përgjigjen ndaj çdo thirrje të tillë dhe të mos bëhen si gjykatësit që marrin lekë nga abuzuesit dhe i lirojnë për t’iu hedhur sërish në fyt grave dhe vajzave.

“Prioriteti i fundit është vënia në përdorim me një standart tjetër, teknologji më të avancuar dhe një protokoll më rigoroz të komisariatit digjital. Ka qenë një ndihmë shumë e madhe dhe tani kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër në mënyrë që çdo qytetar atë ta ketë në xhep dhe komisariati të jetë syri juaj dhe partneri në drejtim që t’ju mundësojë të bëni detyrën tuaj. Dua të përmend një element shumë shqetësues. Denoncimet për dhunën në familje. Është shumë shqetësuese që Policia e Shtetit ka nivel të ulët ndjeshmërie, shpërfillen klithmat e vajzave dhe grave që dhunohen në familje. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe dhimbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej nesh.

Duhet ndërtuar brenda gjithë sistemit një rrjet me personat përgjegjës dhe jo një çështje mes çështjesh të tjerash. Nuk është detyra ime të merrem me dhunën në familje dhe çdo thirrje të merret me seriozitet që pastaj në fund përfundojnë në tehun e sëpatës. Nuk mund të ketë në asnjë rast dhe për asnjë arsye mirëkuptim me burrat në këtë fushë. Policia nuk mund të jetë një kopje karikaturë e atyre gjykatësve që bëjnë kërdinë në kurrizin e vajzave duke marrë lekë nga abuzuesit dhe duke i liruar në sallë dhe duke i hedhur në fyt të bashkëshorteve ose vajzave të tyre. Dua ta mbyll aty ku e nisa për tju thënë që pritshmëria është e lartë dhe ky fakt është shumë motivues dhe frymëzues” – tha Rama.

/b.h

Next Post
FOTO: Aktorja 63-vjeçare në një lidhje me reperin! Jo vetëm 38 vite më i ri, por edhe i çuditshëm

FOTO: Aktorja 63-vjeçare në një lidhje me reperin! Jo vetëm 38 vite më i ri, por edhe i çuditshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com