• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia Rrugore me dorë ‘të hekurt’ në Tiranë/ Mbi 5 mijë gjoba të vendosura dhe shoferë të arrestuar

by
30/01/2022 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 5 mijë gjoba janë vendosur nga Policia gjatë javës së fundit në Tiranë. Po ashtu shumë shoferë janë arrestuar për shkelje të ndryshme gjatë drejtimit të mjeteve.

Nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, kryesisht në stacionet e rezervuara për mjetet e transportit publik, autobuz dhe taxi, si dhe parkimet në rresht të dytë, rrugoret e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet.

Kontrolle të imtësishme janë kryer edhe ndaj mjeteve me targa të shteteve të tjera, që u ka kaluar afati i përdorimit, apo targa që nuk u përkasin mjeteve, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Gjithashtu, në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, janë shtuar monitorimet duke përdorur radarët, dragerat, kamerat e aparatë fotografikë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që bëjnë gara shpejtësie, kryejnë parakalime të gabura, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin dhe nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit, apo kaskën mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve.

Në funksion të kontrolleve parandaluese për gjatë kësaj jave janë arrestuar 19 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregult, duke shkaktuar aksident me pasoja për jetën, janë proceduar dy persona për kallëzim të rremë, si dhe janë kapur dy persona të shpallur në kërkim nga Policia Rrugore e Tiranës.

Janë pezulluar 172 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

21 raste për shkelje për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, 123 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 28 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues e pezullim të lejes së drejtimit.

Janë hequr dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës 31 targa, të cilave u kishte skaduar afati apo që nuk i takonin mjetit në të cilin ishin vendosur.

Janë ndëshkuar për gara shpejtësie 28 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar nga grupet e kontrollit, me mjete të paloguara.

Janë vendosur 5032 masa administrative, me një mesatare 719 masa të vendosura në ditë, të ndara sipas shkeljeve:

21 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, 123 masa për shpejtësi tej normave të lejuara/ gara shpejtësie, 205 masa për parakalime të gabuara, 364 masa për përdorim të aparatit të celularit, 355 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 89 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse, 2207 masa për qëndrime të gabuara, 40 masa administrative për siguracion, 1478 masa të ndryshme .

Janë tërhequr 57 leje qarkullimi për mospagim detyrimesh dhe janë bllokuar 15 mjete nga të cilat: 9 mjete për moslikuidimin e gjobave, 6 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Janë tërhequr 16 targa te huaja, të cilat nuk i përkasin mjetit, ose janë të çregjistruara në vendet e origjinës.

/b.h

Next Post
“Dosja e re do çohet në SPAK”/ Tabaku: U paguan 80 milionë euro për inceneratorin që s’ekziston!

"Dosja e re do çohet në SPAK"/ Tabaku: U paguan 80 milionë euro për inceneratorin që s’ekziston!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In