• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!

by Eduard Zaloshnja
21/08/2024 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ndryshe nga gushti, periudha janar-korrik shënoi rekordin më të ulët të vdekjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore në Shqipëri. Këto vdejke u ulën me 16% gjatë 7 muajve të përë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe kjo ulje ishte në vazhdën e uljes drastike të vdekshmërisë rrugore dhe nga krimi në dekadën e fundit. Kështu, vdekjet nga krimi dhe aksidentet rrugore për çdo 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet zbritën në 8.7 në fund të korrikut, krahasuar me 20.7 që kishin qenë më 2013 (shihni grafikun e mëposhtëm).

Krahasuar me Bashkimin Europian, u afruam shumë përsa i përket indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, ndërkohë që e kishim 46% më të ulët se sa fqinji ynë i ngjashëm, Mali i Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).

Por muaji gusht duket se po e prish këtë trend ulës të vdekshëmrisë nga krimi dhe aksidentet rrugore. Dhe vdekjet e shumta në gusht nga të dyja shkaqet kanë nxjerrë në pah edhe një fenomen tejet shqetësues – mungesën e sintonisë mes policisë dhe prokurorive e gjykatave të qarqeve në luftën kundër krimit dhe shkelësve të rëndë të Kodit Rrugor.

Kështu, policia arreston persona për armbajtje pa leje, por ata lirohen brenda tre ditësh nga prokurorë e gjykatës të butë – disa me arrest shtëpie dhe shumica vetëm me detyrim paraqitje. Policia Rrugore arreston shoferë të dehur apo të çmendur që rrezikojnë jetën e shtetasve me automjetet e tyre si rraketa, por ata lirohen brenda tre ditësh nga prokurorë e gjykatës të butë – disa me arrest shtëpie dhe shumica vetëm me detyrim paraqitje.

Dhe pastaj këta të liruar nga prokuroritë e gjykatat e qarqeve bëhen protagonistë për vdekje në rrugët e në lagjet e Shqipërisë!

Për të mos folur për rastet skandaloze kur prokuroritë dhe gjykatat e qarqeve zbusin akuzat penale të referuara nga Policia e Shtetit, duke u dhënë mesazhin kriminelëve të ardhshëm se nuk do të kenë pasoja të rënda nga krimet që mund të kryejnë.

Siguria e jetës së shtetasve nga krimi dhe aksidentet rrugore duhet të mbështetet në dy këmbë të forta që ecin në sintoni me njëra tjetrën – policinë dhe drejtësinë!

Next Post
GJKKO sekuestron 8 apartamente dhe 2 llogari bankare në Orikum, kujt i përkasin

EMRAT / Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis, SPAK çon për gjykim 23 persona, shumica gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com