• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT / Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis, SPAK çon për gjykim 23 persona, shumica gra

by A R
21/08/2024 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona, 12 prej të cilëve janë gra. Ata akuzohen se kanë mbjellë parcela me kanabis në qarkun e Shkodrës. SPAK ka evidentuar dy raste të ndryshme të mbjelljes së parcelave me kanabis, konkretisht në fshatit Vallas dhe në fshatin Bleran-Bardhaj. Sasia totale e sekuestruar e kanabisit nga policia gjatë dy rasteve ishte 332.13 kg.

Konkretisht më 17.06.2022, në fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik, rreth 100 metra larg nga Xhamia e fshatit u konstatuan parcela të mbjella me kanabis në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatur për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje 246.05  kg kanabis në total.

Organizator të kësaj veprimtarie SPAK ka identifikuar Arian Popa, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, SPAK thotë se “Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, kanë qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, ndërsa Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të kanabisit deri në përftimin e produktit përfundimtar”.

Rasti i dytë i prodhimit tëë kanabisit është zbuluar më 12.10.2022 në fshatin Bleran-Bardhaj. Gjatë  kontrolleve në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit, është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Sipas SPAK organizator i kësaj veprimtarie ishte Pjetër Gjoni, ndërsa Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni kanë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Shtetasja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, ndërsa Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Si përfundim SPAK ka dërgua për gjykim shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.

/a.r

Next Post
Qeverisja e re e Ramës/ Haxhiu: Ky mandat është më i vështiri, kryeministri duhet të jetë shumë i kujdesshëm

Last Dance për Trashëgimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In