Olti Curri, i njohur si njeri mjaft aktiv në Facebook, ka sjellë mesazhin e mëposhtëm si dhe foton duke ilustruar një aksion të policisë. Nga fotografia dhe dëshmitarët, bëhet e ditur se policia nuk ka kursyer as tregjet informale të rrobave të përdorura, të njohura si ‘Gabi’ në zhargonin e përditshëm.
Mesazhi i plotë:
Policia duke sekuestruar rrobat e perdorura qe nje zonje shet ne nje nga pikat e shumta ne zonen e st te Trenit ne Tirane. Tani edhe te gabi do te shitet me fature tatimore dhe kase?
(Po, ne te gjithe boten keshtu eshte, nuk ka asgje per tu habitur. Me ka qelluar ne Itali qe diten e merkates kur tezgat mbushin qytetin, shitjet behen me kupon tatimor).
(javanews.al / a.n)