• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia maqedonase kërkon Imerli Avmetin, shqiptarin që rekrutonte xhihadistë

by Java News
19/08/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Maqedonisë, kërkojnë ekstradimin e Imerli Avmetit, i arrestuar pak ditë më parë nga RENEA në Tiranë, me dyshimin se është përfshirë në rekrutimin e besimtarëve musliman që dërgoheshin në luftën e Sirisë.

ABC News ka mësuar se urdhër-arresti i drejtësisë së Shkupit është lëshuar pak ditë para arrestimit, me dyshimin se I dyshuari Avmeti rekrutonte besimtar musliman duke i ndihmuar më pas të udhëtonin drejt Sirisë. Dyshohet se 45 vjeçari nga Gostivari ishte vënë në dijeni të hetimit maqedonas, shkak për të cilin është larguar duke hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar. Sipas policisë, Imerli Avmeti prej kohësh strehohej në Tiranë, ku kishte marr me qera  një banesë në rrugën e barrikadave” pranë ish-kinema “17 Nentori”.

Nga verifikimet e kryera, policia thotë se në sistemin TIMS Imerili Avmeti nuk është regjistruar kur ka hyrë brenda territorit shqiptar, çka ka ngrit dyshime se ka hyrë në rrugë ilegale. Në sistem, sipas policisë Avmeti rezulton se hyrjen e fundit në Shqipëri i ka të regjistruar më 3 gusht 2014 dhe 4 orë më pas figuron se është larguar nga Shqipëria nga pika e kalimit kufitar të Bllatës. Hyrja tjetër e regjistruar në emër të Imerli Avmetit mban datën 26 qershor 2014 nga pikë kalimi kufitar I Qafë Thanëse ku edhe është kthyer brenda ditës.

Këto hyrje-dalje në Shqipëri, përkojnë 3 muaj pas arrestimit të 9 personave në Shqipëri, mes tyre tre imam të vetshpallur që rekrutonin dhe dërgonin besimtar musliman në Siri. Burimet nga prokuroria thonë se po punohet me agjentët antiterrorist të policisë së shtetit, për të zbardhur aktivitetin e tij në Shqipëri. SI dhe për të identifikuar personat me të cilët është shoqëruar në Tiranë. Pasi dyshohet se edhe nga Tirana, ai mbante kontaktë nepërmjet internetit me besimtar tjerë musliman në Maqedoni të cilët njihet nga autoritet si persona radikale dhe me prirje ekstremiste.

Nga ana tjetër, gjatë marrjes në pyetje nga policia shqiptare, mësohet se Imerli Avmeti nuk ka pranuar akuzat e drejtësisë maqedonase, duke I cilësuar si rracizëm dhe diskriminuese.

Ai ka kërkuar që most ë ekstradohet pasi akuzat janë false dhe të stisura. Para policëve shqiptar, ai ka pranuar se ka qenë në Siri, por shumë kohë para nisjes së luftës atje pasi ka tentuar të bëj një marrveshje biznesi me një kompani të njohur në Siri. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë, pavarësisht kërkesës për mos ekstradim ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor.

Sipas policisë, arrestimi I Imerli Avmetit është bërë në orët e mbrëmjes së datës 13 gusht nga agjentët e antiterroit dhe forcat special të RENEA-së pasi kishte informacione se 45 vjeçari nga Gostivari ishte person me rrëzikshmëri të lartë shoqërore.

Next Post
“Ai ngacmonte të gjitha femrat e fshatit” Rrëfimi i banorëve për babain përdhunues

"Ai ngacmonte të gjitha femrat e fshatit" Rrëfimi i banorëve për babain përdhunues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In