• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia Lezhë: Në 2016 u reduktuan aksidentet me pasojë vdekjen

by A R
18/01/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër kriminalitetit dhe bimëve narkotike mbeten prioritet edhe për vitin 2017 për Drejtorinë e Policisë Lezhë, ndërkohë që gjatë vitit që shkoi tregues pozitiv u shënuan në reduktimin e veprave penale të vjedhjes së banesave dhe automjeteve si dhe reduktimin me 5% krahasuar me një vit më parë të aksidenteve me pasojë vdekjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë zhvilloi analizën vjetore për vitin 2016, ku të pranishëm ishin Drejtori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Arben Dashi, Zv/Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Arben Agovi, efektiva të drejtorisë dhe të komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Gjatë këtij takimi janë analizuar objektivat e arritura nga çdo sektor, duke i krahasuar ato me vitin paraardhës dhe masat që duhet të merren në vazhdimësi për përmirësimin e parametrave të rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku, duke i dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe në veçanti luftës kundër krimit të organizuar, financiar dhe korrupsionit, si rezultate të dëshiruara për sigurinë e komunitetit, rënien e nivelit të krimit dhe parandalimin e tij.

Gjatë vitit 2016 për veprat dhe kundërvajtjet penale ka një zbulueshmëri në rritje me 3% krahasuar me vitin 2015. Tregues pozitiv për vitin 2016 është reduktimi i veprave penale të vjedhjes së banesave dhe automjeteve me 3% dhe 4 % . Janë zbuluar 3 ngjarje të vjetra të cilat kanë të bëjnë me krimet kundër pronës, ku është arritur të bëhet dokumentimi ligjor dhe arrestimi i autorëve. Në drejtim të sigurisë rrugore janë reduktuar aksidentet me pasojë vdekjen me 5% krahasuar me 1 vit më parë.

Në lidhje me luftën kundër narkotikëve është rritur evidentimi i veprave penale në këtë fushë, si dhe sasia e drogës së sekuestruar është më e madhe në krahasim me vitin e kaluar . Është bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi me shkollat për realizimin e programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”. Po ashtu, efektivat e policisë janë angazhuar në garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout në Laç dhe për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndër objektivat kryesore për vitin 2017, për drejtorinë e policisë Lezhë mbeten “goditja e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, shfrytëzimit të prostitucionit dhe hetimit të aseteve kriminale, në fushën e krimit ekonomiko-financiar, korrupsionit, pastrimit të parave etj”.

Po ashtu prioritet janë edhe rritja e masave për reduktimin, parandalimin, zbulimin  dhe goditjen e autorëve të veprave penale në drejtim të krimeve të rënda kundër personit e pronës, akteve terroriste dhe të gjitha krimeve kundër pronës në përgjithësi, si dhe goditja e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike.

Rritja e sigurisë në rrugë dhe parandalimi i aksidenteve automobilistike duke rritur prezencën policore dhe efikasitetin e shërbimeve të policisë rrugore, vijon të mbetet po ashtu prioritet për policinë e Lezhës./b.d

Next Post
Kapet mashtruesja e banesave me qera, ja si i fuste në kurth njerëzit

E mitura denoncon të atin për veprime të turpshme, 56-vjeçarit i gjenden edhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com