Në të gjithë Italinë kanë filluar kërkimet pë rnjë shqiptar që 7 ditë më parë arriti t’iu arratiste agjentëve të policisë pasi e kapën pranë banesës së tij në Brindizi në rrugën “Apia”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm. Nëpërmjet një kontrolli në bazën e të dhënave policia zbuloi se shqiptari ishte pa dokumenta dhe kështu vendosi t’i vërë prangat.
Gjatë dërgimit për në burg, shqiptari arriti t’i largohej policëve, duke u larguar në një rrugicë të errët. Policia menjëherë lajmëroi në qendër për incidentin, për të filluar kërkimet menjëherë. Policia ka fokusuar vëmendjen kryesisht në portet dhe qytetet kufitare.
ma.me