• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policët dhe ushtarët austriakë stërvitje për ndalimin e refugjatëve në kufij

by A R
26/06/2018 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa qindra policë dhe ushtarë austriakë ushtrohen në kufi me Slloveninë për të penguar kalimet e kufirit. Zëvendëskancelari Strache e argumenton këtë me grindjen për azilin në qeverinë gjermane.

Me 500 policë dhe 200 ushtarë, qeveria konservatore e djathtë e Austrisë demonstroi vullnetin e saj, për të kthyer refugjatët në kufi.

Në mëngjes në Spielfeld pranë kufirit me Slloveninë nisi një stëvitje përkatëse. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl nga FPÖ-ja ultra e djathtë deklaroi para gazetarëve në Spielfeld: “Një shtet, i cili nuk është në gjendje që t’i mbrojë në mënyrë efektive kufijtë e tij në rast nevoje, ai e humbet besueshmërinë e tij.”

Foto: Ministri i Brendshëm Herbert Kickl nga FPÖ pozon para ushtarëve të veshur në mënyrë marciale

Zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache, gjithashtu nga FPÖ-ja, i pati thënë më parë gazetës “Bild” se stërvitja është konceptuar si sinjal i qartë se nuk do të ketë një mungesë kontrolli dhe një miratim për të kaluar refugjatët si në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Shkak për stërvitjen e gjerë në kufirin me Slloveninë është “debati për mbylljen e kufijve të brendshëm, i shkaktuar nga Gjermania”. Si shkak tjetër ai përmendi “zhvillime aktuale në itineraret e refugjatëve në hapësirën ballkanike”.

CSU-ja në Bavari ka kërkuar në mosmarrëveshjen midis partive unioniste që të arrihet një dakordim evropian deri më 1 korrik, për atë se si do të ndalohet shtegtimi i mëtejshëm i migrantëve brenda BE-së. Përndryshe, ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) planifikon që t’i dëbojë refugjatët e regjistruar në vende të tjera në kufijtë e Gjermanisë. Ai e ka lënë të hapur se si do ta zbatojë këtë, por Seehoferi e di që ka mbështetjen e qeverisë austriake.

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar megjithatë për rrezikun e veprimeve unilaterale nacionale dhe po përpiqet për një zgjidhje evropiane./DW/a.m.

Next Post
Nga Robert Ndrenika te Luftar Paja, 20 qëndrimet për Teatrin Kombëtar

Nga Robert Ndrenika te Luftar Paja, 20 qëndrimet për Teatrin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

July 8, 2026
Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In