• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Robert Ndrenika te Luftar Paja, 20 qëndrimet për Teatrin Kombëtar

by A R
26/06/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dëgjesave të zhvilluara me artistët, aktorët, arkitektët dhe urbanistët për Teatrin Kombëtar, thuajse të gjithë janë shprehur pro ndërtimit të një godine të re, e cila duhet të plotësojë kushtet e nevojat e tyre.

Pika ku të gjithë artistët kanë kërkuar vëmendje ishte mosprekja e tokës ku ndodhet aktualisht Teatri Kombëtar, për të cilën kanë marrë premtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Nuk do të preket në asnjë centimetër të saj”, shkruan Veliaj në një postim në Twitter.

Por cili është qëndrimi i artistëve të përfshirë në debatin për Teatrin Kombëtar? Më poshtë, përmbledhja e deklaratave të emrave të njohur të skenës:

Robert Ndrenika
E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz. Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë.

Alfred Trebicka
Kush është ai që s’do një teatër të ri? Por, problemi është tek territori. Nëse nuk cenohet ai… Edhe në qoftë se bëhet teatri tërësisht i ri, pjesa e muzeut të teatrit duhet të ekzistojë se pastaj s’ka kuptim.

Luftar Paja
Jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmasat që i takojnë një vendi. Që të kemi këtë teatër ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat, ka kush merret me to. Ne duhet të shtojmë llaçin dhe tullat artistike.

Artan Imami
Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që janë në gjendje aktuale.

Genc Fuga
Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën.

Ema Andrea
Unë jam për ndërtimin e një godine të re. Godina quhet vlerë kombëtare dhe jo tulla e llaç. Unë di që nuk do preket sipërfaqja e Teatrit Kombëtar dhe do ndërtohet një sallë e madhe me kushtet që kërkon një teatër si dhe dy salla eksperimentale.

Zamira Kita
Teatri i ri duhet ndërtohet që artistët të kenë më shumë ambiente të reja e moderne në funksion të tyre. Vetëm një rikontruksion i teatrit aktual nuk mjafton për t’u ofruar artistëve hapësirën që iu nevojitet.

Marjana Kondi
Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik, si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë

Laert Vasili
Shumica e aktorëve kërkojnë teatër të ri. Unë jam për një teatër të ri. Nuk ke çfarë t’i bësh rikonstruksionit të godinës, kur dhomat e zhveshjes së aktorëve kemi frikë të hyjmë se dyshemeja prej druri mund të rrëshqasë.

Kastriot Çaushi
Duhet të kishe kujdes kur kaloje nga një anë e skenës në tjetrën, godina është e amortizuar, spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër e vapë në verë. Ndaj, dua patjetër një Teatër të ri për qytetin dhe vendin tim.

Suela Konjari
Ju ftoj të gjithëve, veten time të parën, ju dhe gjithë kolegët e mi, edhe specialistë, që t’i tejkalojnë bindjet partiake, është teatri mbi partitë.

Erion Isai
Shqipëria ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar. Jam për një teatër dinjitoz.

Gëzim Kame
Të mos abuzohet në asnjë moment me historinë ose me faktet. Edhe Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri. Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë barakë atje

Altin Basha
Në kushtet kur ju (arkitektët) thoni që struktura e teatrit, themelet nuk mbajnë, flasim për gjëra të parikuperueshme, njeriu ndalet dhe nuk mund të bëjë oponencë me një gjë të cilën nuk e njoh.

Armando Bora
Unë jam i mendimit që rikonstruksioni është i vështirë, disi e pamundur për t’u bërë një gjë e tillë, dhe pa dyshim zgjidhja vete tek një projekt i ri për Teatrin.

Gazmend Paja
Jam pro teatrit të ri, respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam natyrë që e dua zhvillimin edhe për ata që do vijnë pas nesh.

Kiço Londo
Padyshim që jam për Teatrin e ri, i kam thënë mendimet e mia dhe do të vazhdoj ti them por dua të di ku është teatri kombëtar eksperimental.

Petrit Malaj
Unë nuk do t’i kuptoja ndonjë nga kolegët tanë që të ishte kundër teatrit të ri bashkëkohor. E para, aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar, dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.

Gent Hazizi
Ky vulgaritet sjelljesh mes nesh dëmton kauzën e drejtë për një Teatër dinjitoz, profesional, identifikues.

/b.d

Next Post
FOTO/ Ja thasët me euro që u gjetën te makinat “Toyota”

3.4 milionë euro në Durrës, hetim pasuror kushërinjëve Vladi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In