• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poezitë e Zhitit, përlotjet e Ramës dhe klithmat kundër spiunit të Sigurimit në kafe “Blerimi” në Lushnje

by Java News
01/11/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në morinë e rrëfimeve dhe mendimeve të Zhitit, po shkëpusim disa faqe mbi raportin e Enver Hoxhës me artin dhe letërsinë, si e përdorte për qëllimet e veta, vizitën e Jevtushenkos në Tiranë dhe natën në vilën e ish-kryeministrit të vetëvrarë. Në rrjedhën e rrëfimeve, Zhiti shkëput edhe dy momente që e kanë lidhur me Edi Ramën artist dhe kryeministër; dikur në Lushnjë, kur Visari punonte në një fabrikë tullash dhe në kohën kur diskutohej emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan.

 

DY BËRTITJE TË EDI RAMËS DHE E TRETA, IMJA, E HESHTUR……

Të të tregoj për një bërtitje të Edi Ramës për mua, e kam futur dhe te libri “Ferri i çarë”. Sapo isha liruar nga burgu dhe punoja si skllav në fabrikën e tullave në Lushnjë, ishte ende diktaturë… të paktë ishin ata që guxonin të rrinin me mua e më të paktë ata që më vinin në shtëpi… Edi më vinte… mbrëmjeve vonë… lexoja poezi të miat, nga të fshehtat, dhe Mondi thotë se e ka parë të përlotej…
Në këtë kohë, Edi bënte një afresk në murin e muzeut të qytetit, si Pikaso, thoshin, moderniste. Ata të partisë, veteranët, kërkonin të shembej muri, ka sjellë liberalizëm, atje në Tiranë, ku është pedagog në arte, le të bëjë si të dojë ai, po jo këtu, apo u bën qejfin të internuarve, nejse, pikërisht në këtë kohë, Sigurimi i Shtetit prapë më ishte qepur keqas dhe donte të më bënte bashkëpunëtor. Metoda sovjetike, staliniste, tortura psikologjike, kërcënime, s’e di a kishte ndonjë poezi me këtë temë Jevtushenkoja. Unë nuk po pranoja vendosmërisht.
Dhe një paradite, teksa po pinim kafe andej nga “Blerimi”, Bujari, Mondi, Edi, Ladi, më kishin marrë dhe mua, “me biografi të keqe, armikun”, isha ndërresa e dytë, pasdite duhej të shkoja në fabrikë, kur u shfaq operativi i Sigurimit të Shtetit, ai që më përndiqte, u ul diku përballë, që ta shikoja dhe të më shikonte, ngultas si në filmat sovjetikë, sikur donte të më hakërrehej: eeej, e njeh veten ti, i porsadalë nga burgu, me kë rri, ç’do këtu?… dhe u ngrita rrëmbimthi, ika befas nga bari.Ç’pati? – kishte pyetur Edi, më tregon më pas. Shiko andej, i treguan operativin. Dhe ai, i gjatë sa dukej sikur shmangeshin shandanët e rinj për t’i hapur rrugë, dhe gjithë nerva, i bërtiti operativit: ç’do këtu ti që tremb njerëzit, kush je ti që s’i lë të pinë as një kafe të qetë?… Vonë, tani afër, do të më jepej rasti të bisedoja me Edi Ramën për Shën-Peterburgun, ku ai kishte qenë për një vizitë me familjen e tij, kërkonin një grua, një lidhje e hershme… dhe kishte mbetur i mahnitur nga “Venecia e Veriut”.
Çfarë qyteti, më tha, sa art, sa shije, sa poezi ka ai vend…Edhe Moska… Isha përzishëm, ndërkaq arrija të ndiqja rrëfimin e tij, po më fliste si mik, si dikur, nuk më shikonte, teksa lëkundej mbi poltronën kryeministrore, vazhdonte të vizatonte, sigurisht mbi ndonjë shkresë, shkëmbente ngjyrat, edhe tonin në të folur, ishte dhe s’ishte aty, skica po përplotësohej, mbase ishte gati tani për të shkuar pas të tjerave në ndonjë ekspozitë në Berlin a Firence, ndërsa në gazetat e huaja dilnin titujt… vizatimet e një Kryeministri… dhe m’u nëpërmend, s’di se si, se pikërisht ai për mua kishte bërtitur prapë.
ma.me
Next Post
Brexit përçan krejtësisht qeveritarët britanikë

100 mijë vende pune në banka kërcënohen nga BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë e re për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë e re për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

July 30, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

July 30, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

July 30, 2026
Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

July 30, 2026
Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

July 30, 2026
Pas ‘tërmetit’ në qeveri dhe protestave, PS ndez motorët e fushatës në janar

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

July 30, 2026
Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

July 30, 2026
Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

July 30, 2026
Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

July 30, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com