Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë pasditen e sotme (8 tetor).
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











