Vetëm pak minuta më parë është arrestuar vëllai i Nuredin Dumanit në portin e Durrësit.
Ronald Dumani po udhëtonte me tifozët e Romës drejt Shqipërisë. Burime për Fjala.al bëjnë me dije se familja e tij ndodhej në një traget tjetër.
Rikujtojmë se Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier.
Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.
/a.r











