• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po u tërbua një qen, tërbon dhe të tjerët!

by Myslim Pashaj
02/05/2017 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pashaj

Përfytyrimet  politike  siç vihet re, kanë dështuar,  në përcaktim të së nesërmes sonë demokratike.   Graviteti i së tashmes  po i sjell  argumente irracionalë,  por leximi i tyre është i pamundur,  sepse ne dimë të lexojmë “alla shqiptarçe ! “

Se ne dimë të  ndërtojmë ditë të zeza!

Ja, që një pjesë e jona,alternativë demokratike, befas,  në mes të udhës së dritës që kërkojmë,  na nxjerr një çadër si një agora të shqyer, dhe aty shfaq ato  produkte të cilat po i korrim këto ditë. Asnjë orakull demokratik s’e kish menduar se Lulzim Basha do të bënte emër, duke i dalë kundër të gjithëve, (kundër armiqësh dhe koalicione armiqësh !  … ( As Saliu, s’ish kështu i Ziu ! ) …kundërshti edhe në rrafshin ndërkombëtar, me një vërshim fjalësh ulëritëse të Revolucionit Demokratik, por ama, sa do që ta fshehë, s’e fsheh dot,  se si fund,  dëshiron:  “Ta rrokë fizikisht shtetin në të gjithë indet e tij “ , “ askush s’do të paguajë taksa etj…”

Mosbindja civile nga “Gandizëm”kalon në pushtim fizik edhe pse pa armë etj.

 Ja kush është mashtrimi !

Kjo e vërtetë duhet të shihet në sy, shqiptarët janë të turbullt, të hutuar dhe ashtu bardhë e zi e nxjerrin hera herës, atë helmin e urrejtjes.

Dhe ju mund të bëni përqasjet…se paralajmërimin e atij tërmetit të butë… që e thotë Basha me mosbindje civile, me atë zë demokratik të ngjirur, të çon në marrje të pushetit, jashtë të gjithë standarteve demokratike.

Tërmetet i parashikojnë dhe regjistrojnë në ndjeshmëri të lartë Sizmiografët dhe nga gjallesat minj.

 A duhet t’u besojmë minjëve !

Padyshim që po !  Se dhe ata janë pjesë e pushtimit social të planetit tonë.

 Shqetësimi është edhe frikë, është edhe alarm, se ndër cikle këtu tek ne,  vjen një mallkim…shkatërrim dhe antishtet.

Na kujtohet Koelho tek  “ Alkimisti” , që perifrazon një proverb arab: “ Ajo që ndodh një herë, ka të ngjarë që të mos ndodhë kurrë më. Por ajo që bën vaki dy herë, sigurisht do të përsëritet edhe një herë tjetër. “

 Dridhma të tilla, janë përsëritur nja katër herë në Shqipëri:

a.       Viti mbrapshtë 97’

b.      Sulmi ndaj shtetit në ditën e përcjelljes mortore të Azem Hajdarit

c.       Shpërthimin Korruptiv shtetëror i përgjakshëm në Gërdec

d.       21 janari i përgjakjes së Bulevardit.

Të katërta,  këto tërmete e zezona,  kanë për ideus dhe inspirues  të tyre Sali Berishën dhe pjesërisht, në dy ato të fundit, edhe Lulzim Bashën, i cili vetëm me Berishën e ka ndërtuar këtë Projekt Shkatërrues.

Strukturën malinj të Shqipërisë e di Doktori, se ai e ka përgatitur në laboratorin e tij antikombëtar !

Atje ku dhëmb,  është zemra e Shqipërisë edhe pse kështulloj e çaplyer,  nga kjo palo politikë që së fundi polli një përfaqësues së gjeneratës më të re:  Lulzim Bashën,  i  cili mund ta gjejë një çast fatlum t’i thërresë mendjes, të bëje ekzorcizmin nga vetja sepse,   brenda tij është Demoni i Sali Berishës.

Një vepër përfundon,  atëherë kur përmbushet qëllimi i saj.

Alibitë që po dëgjojmë,  s’kanë lidhje me Zgjedhje të lira e as dekrim, ato janë fshehur në skenarin më fatal e më të verbër, të synimit shkatërrues të asaj që është ndërtuar deri më sot, shkatërrimin e sistemit,  ku kërkohet një fillim i ri revolucionar që Lulzim Basha e shënjon në mënyrë aq grotekse vetëm fyerje për shqiptarët.

çadra…nuk është çadër, ajo është një ligësi mashtrimi edhe pse e bardhë dhe piramidale, duket sikur  aty janë derdhur aq shumë fjalë,  por ato mund të reduktohen , në  ligjërim njëngjyror, me vetëm pesë fjali të cilat mbyllen me Republikën e Re.

Elektorati shqiptar është elektrizuar dhe kërkon që të përmbahet. Po kush do ta bëjë këtë?

Realiteti i zymtë i Shqiëpërisë së sotme, kërkon një çast ndriçueshmërie, për ta ruajtur shtetin dhe institucionet e tij,  e të mos e çojmë atë në greminë…

Humbja është për të gjithë.Këtë e kupton Skajori Bashë, veçse  në rrënjë rron mëkati… apo mëkatet që kanë ata të dy,  ndaj Partisë së tyre,  ndaj shqiptarëve…

Po e çojnë PD-në,  në humbjn pakthim…

Sikur të gjithë formacionet e shoqëerisë së sotme sado të infektuara të jenë e sado që brenda farën korruptive të kenë, sikur, secili të flasë në opinion të tij si “mosbindje civile” , e kështu të shkojnë kundër njëritjetrit  për të kundërshtuar aksionet ligjore, në udhëkryq,  në shkollë , në spital, në K QZ, në postë të policisë, apo tek pagimi I taksave, në dy apo tre fronte kundërshtues  duke filluar nga 7 maji e deri në 18 qershor, pa iu përmbajtur rregullave dhe standarteve, ku vallë do të na çojë kjo mushkë xanxare që hedh shqelmat e “mosbindjes  civile ! “ ?

Merhumi,  Muharrem Dule, si një Nastradin pat thënë një herë: “ Po u tërbua një qen, do të  tërbohen dhe të tjerët…vonë apo herët ! “

Shpresojmë që të mos tërbohen të gjithë !

c.a

Next Post
Ambasada Amerikane: Shpallen fitues të rinj të llotarisë, kontrolloni statusin tuaj

Publikohen përgjigjet e llotarisë amerikane, si të kontrolloni nëse jeni fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In