• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po pas katër vitesh, sërish administratë nga e para?!

by Ben Andoni
23/09/2017 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit ka një ankth, që është i justifikuar tek nëpunësit e ndryshëm të strukturave burokratike shqiptare. Pas njoftimit të DAP-it për shërbimin civil, lidhur me shkrirjen e disa ministrive, ka vijuar një udhëzim që u është përcjellë shumë punonjësve të drejtorive dhe inspektoriateve, ku njoftohen se vendet e punës do mbyllen ose në më të mirën u kërkohet që të vetë-largohen. Pa i dhënë ngjyresa krejt të errëta: Ka edhe një mundësi të fundit, që punonjësit do rifuten në teste, ku mund të integrohen në vende të tjera pune. A është thjesht kjo një mundësi për t’u justifikuar? A do shkojë deri në fund? A ka fund strukturimi i administratës dhe ndërrimi i saj? Të gjitha këto pyetje presin ditët në vazhdim dhe ecurinë e reformës së re administrative.

Është i kuptueshëm paniku dhe turbulenca sociale, tek ata që do humbin punët, efektet e të cilës përcillen prej kësaj pjese të shoqërisë dhe vijojnë edhe në pjesët e tjera. Media referon për shkarkime masive në Burimet Natyrore, për dhjetëra punonjës syresh dhe po ashtu janë paralajmëruar shkarkime në inspektoriatet e Mjedisit, Shëndetësisë dhe Ushqimit, Mbrojtjes së Territorit. Kurse në drejtori të ndryshme si ajo e Bujqësisë, Pyjeve, AKU, Bordi i Kullimit është nisur një udhëzim ku punonjësit lajmërohen se u mbyllet vendi i punës si rezultat i strukturimit që do të vijojë.

Ashtu si merret me mënd më të ekspozuarit janë njerëzit që janë të lidhur me formacionin politik LSI. Urrejtja brenda llojit tashmë ka shkuar në ekstrem. Prishja e koalicionit parazgjedhor i ka kushtuar shumë partisë së familjes Meta. Dhe, ajo që është bërë mezi deri tani, duke përcjellë nëpunës fajtorë para gjyqit, që kanë qenë bajagi të shumtë e të referuar rregullisht, tani duket se do bëhet pa hezitim.

Por për shoqërinë, më shumë sesa kjo valë e fundit, ka nevojë të dihet diçka: Pse në momentin kur militantët punësoheshin masivisht dhe madje publikisht shumë drejtorë deklaroheshin se vetëm listave të LSI-së nuk kishin se çfarë t’u bënin, nuk bëhej asgjë dhe qeveria Rama mbyllte sytë?! Pse ka gjithnjë strukturime e strukturime në administratat tona, sipas rendi të një karuseli që nuk ndalet? Çfarë do të ndodhë pas katër vitesh, nëse qeveria Rama, do të humbë dhe në vend të saj do vinë forcat e tjera? Pse për reforma të tilla s’ka dakordësi me bazë të gjerë. Përgjigjja pak a shumë dihet. Historia na ka mësuar se do të ndodhë e njëjta gjë, por e  justifikuar me kopertura strukturimesh të tjera. Dhe, historia do të vijojë prej fillimi.

Me sa duket, Shqipëria është e nëmur ta vuajë kompleksin e Rozafës në çdo fushë, sektor dhe strategji, sepse akoma është në hapat e para të krijimit të një identiteti, që kërkon duke zhbërë edhe punën për të vetë!!! (Javanews)

Next Post
Nëna e re dhunoi infermieren, policia jep detajet për ngjarjen

Nëna e re dhunoi infermieren, policia jep detajet për ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com