• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Po mbante radhën për të bërë tamponin, zbulohen fjalët e para të Matteo Messina Denaro pas arrestimit

by A R
16/01/2023 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam Matteo Messina Denaro”. Këto janë fjalët e para të njeriut më të kërkuar në Itali, bosit të fundit të madh të Cosa Nostra, në momentin e arrestimit, kur u pyet si quhej. Siç raportojnë mediat italiane, hetuesit ndiqnin prej disa muajsh pistën që rezultoi e suksesshme. Ndërsa efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale ishin siguruar 3 ditë më parë se e kishin gjetur më në fund njeriun të cilin e kërkonin prej 30 vitesh.

Pas arrestimit, Denaro është transferuar në kazermën “San Lorenzo” të Karabinierisë në Palermo. Sipas burimeve për “Corriere della Sera”, Denaro shkonte periodikisht në klinikën private në kryeqytetin e Siçilisë për vizita. Një natë më parë, godina ishte rrethuar me agjentë të cilët në orën 9 të mëngjesit kanë ekzekutuar edhe urdhrin e arrestit.

“Ishte në radhë për të bërë një tampon, si shumë pacientë të tjerë në klinikë. Askush nuk do ta kishte menduar kurrë që ai ishte Matteo Messina Denaro”, citohet të ketë deklaruar Stefania Filosto, drejtoresha e klinikës private ku ishte Denaro. “Ishte infiltruar mes pacientëve me emër të rremë, tashmë i plakur dhe i sëmurë”.

Matteo Messina Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të Mafias siciliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano. Ai është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite. Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.

/a.r

Next Post
Begaj i jep medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” ambasadorin amerikan Walker

Begaj i jep medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” ambasadorin amerikan Walker

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In