Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “8 shkurti” të Fierit, një burrë i moshuar është përplasur nga një autobus.
I moshuari 80 vjeçar me inicialet P.S, po lëvizte me biçikletë momentin kur është goditur nga një autobus i tipit Bova, që drejtohet nga shtetasi me inicialet E.M. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka shoqëruar shoferin e autobusit.
Nga ana tjetër, fatmirësisht i moshuari ka shpëtuar i gjallë, por ma marrë disa fraktura në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital, ku ka marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
a.ç