• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po kryeni krime në Gaza”/ Irani kërcënon Perëndimin: Deti i Kuq është “makthi” juaj, do ju mbyllim edhe Mesdheun

by Java News
23/12/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një komandant i Gardës Revolucionare iraniane ka kërcënuar Perëndimin, duke thënë se do të mbyllin detin Mesdhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të kryejnë “krime” në Gaza.

“Ata së shpejti do të shohin mbylljen e Detit Mesdhe, Ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore“, citoi Tasnim të thoshte gjenerali Mohammad Reza Naqdi, i cili mban postin e komandantit koordinues të Gardës Revolucionare.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në vetë Mesdheun dhe nuk ishte e qartë se si Garda mund të përpiqet ta mbyllë atë. Grupet e vetme të mbështetura nga Irani në Mesdhe janë Hezbollahu i Libanit dhe milicia aleate në Siri, në skajin më të largët të detit nga Gjibraltari.

Megjithatë, Naqdi foli për “lindjen e fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera ujore“. “Dje, Gjiri Persik dhe Ngushtica e Hormuzit u bënë një makth për ta, dhe sot janë bllokuar në Detin e Kuq”, citohet të ketë thënë ndër të tjera Naqdi.

As në raportimin e mediave iraniane nuk është shpjeguar se si do të realizohet “kyçja” e Mesdheut, por fakt është se rebelët Houthi të mbështetur nga Teherani në Jemen kanë futur në kolaps ekonominë globale, duke goditur me dronë kamikazë dhe raketa anijet e transportit të mallrave në Detin e Kuq.

Kjo ka çuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA për të patrulluar Detin e Kuq dhe ruajtur sigurinë e anijeve që kalojnë përgjatë Kanalit të Suezit.

Sakaq Irani është pjesë boshtit që mbështet Hamasin kundër Izraelit dhe akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë lejuar krimet izraelite në Gaza, aty ku javë të tëra bombardimesh kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë çuar në shpërnguljen e shumicës së popullsisë nga shtëpitë.

Sakaq, Shtëpia e Bardhë tha të premten se Irani është “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq./m.j

Next Post
Aksident në aksin Levan-Tepelenë: Plagosen 7 persona, mes të cilëve dy fëmijë. 3 vjeçari, rëndë në spital

Aksident në aksin Levan-Tepelenë: Plagosen 7 persona, mes të cilëve dy fëmijë. 3 vjeçari, rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In