• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

by A. Q
24/08/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini reagoi pas lajmeve se Britania do t`i japë Kievit informacionin e nevojshëm për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP, duke deklaruar se me këtë veprim, Londra po rrezikon paqen dhe kërcënoi se do të shkatërronte fabrikat që i prodhojnë ato.

Paralajmërimi erdhi ndërsa kryeministri britanik Andy Burnham u zotua, gjatë një vizite në Kiev, të vazhdonte mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

I pyetur për planet e prodhimit të SCALP, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e fshehu zemërimin.

“Britania po i hedh rregullisht benzinë zjarrit dhe po harton në mënyrë sistematike e të vazhdueshme skema për të penguar edhe përparimin më të vogël në procesin e paqes. Forcat tona të armatosura po veprojnë në përputhje me rrethanat, duke mbledhur informacionin përkatës për të identifikuar vendet ku prodhohen raketa të tilla dhe pajisje të tjera ushtarake, dhe duke marrë masa për shkatërrimin e këtyre objekteve”.

Raketa SCALP është një raketë lundruese me rreze të gjatë veprimi, e aftë të godasë objektiva në një distancë prej rreth 250 kilometrash.

Franca dhe Britania e kanë furnizuar me armë të tilla Ukrainën që nga fillimi i ofensivës së plotë të Rusisë në vitin 2022, por Kievi ende nuk i ka prodhuar ato në vend.

Next Post
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com