• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po e nxjerrin politikën nga institucionet, për ta bërë në rrjetet sociale!

by Java News
27/12/2019 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë”. Kështu e nis Albin Kurti një nga përgjigjet e tij publike, nga faqja e Lëvizjes “Vetvendosje” në facebook, për Hashim Thaçin.

Edhe kaq do të mjaftonte për të kuptuar se me çfarë serioziteti ka nisur, procesi zyrtar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Albin Kurti është ftuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me cilësinë e liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, për të mandatuar Kryeministrin e ri të vendit. E ta mendosh se për çështjen më serioze, duket sikur udhëheqësit shqiptarë aplikojnë këto format për të komunikuar me njëri-tjetrin, atëherë vetëm sa mund të marësh me mend se çfarë mund të ndodhë me çështjet e tjera më pak të rëndësishme.

Nga mënyra e komunikimit të Presidentit të Kosovës, “në takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, lindin edhe disa pyetje të tjera: Përse ftesa e parë duhet të shkonte drejt Kryetarit të partisë fituese, brenda ditës. Madje madje, sipas asaj që raportojnë mediat, ftesa është nisur vetëm 2-3 orë përpara takimit, a thua se shteti dhe qeverisja e saj janë një “pizza taxi” dhe jo gjëja më serioze e më e rëndësishme, për të gjithë?

Si të mos mjaftonte refuzimi i parë nga Albin Kurti për ftesën brenda ditës, përse ishte e nevojshme që Hashim Thaçi të niste menjëherë edhe një ftesë e dytë, për një tjetër takim, po brenda ditës? A thua se Presidenti e dinte që Albin Kurti nuk ishte në Kosovë dhe loja e “seriozitetit” duhej të shkonte kësisoj deri në fund?! Apo asnjëri prej tyre nuk ka as protokoll, as zyra dhe as stafe, në mënyrë që për një gjë kaq të thjeshtë të dakordësoheshin dhe rakordoheshin më parë dhe pas kësaj, ftesa publike të ishte thjeshtë një formalitet ceremonial?

Ky shembull i sotëm, nuk është thjeshtë një rast i veçuar, i nxjerrë nga konteksti. Por ajo po rrezikon që të bëhet një konstante, një mënyrë jetese dhe kulturë gjerësisht e përhapur, në raportet publike të elitës politike shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë. Është kultura e nxjerrjes së politikës zyrtare dhe marrëdhënieve institucionale, nga brenda sistemit demokratik dhe rregullave të shkruara e të pashkruara, jashtë saj. Në rrugë. Në tryeza informale. Në rrjetet sociale. Nëpër portale. Në banaqet e ekraneve televizive.

Brenda orëve kur në Prishtinë po konsumohej teatri absurd i mungesës së seriozitetit institucional të politikës, gjykatat në Tiranë kanë dënuar ish Kryeministrin Sali Berisha, për shpifje në adresë të Kryeministrit Edi Rama. Edhe për këtë rast, spunto është marë përsëri nga një komunikim politik në rrjetet sociale nga ana e “qytetarit digjital”, që i ka dhënë vetes lirinë, që të thotë të pavërtetat e tij të përsëritura e ulëritëse, ndaj kundërshtarit politik.

Shembujt e kësaj mënyre të të bërit politikë në Shqipëri janë të pafundme. Mjafton që të risillni ndërmen mënyrën sesi Ilir Meta është qasur politikisht e institucionalisht muajt e fundit, në rrjetet sociale. Mjafton të shihni shfaqjet e tij të këtij viti nëpër plazhe, male, liqene e lumenj dhe mesazhet me kafshë shtëpiake a të rrugës, me fruta a perime, për të kuptuar që nuk ka asnjë model të dytë sjelljesh të tilla Presidenciale e institucionale, në vendet e tjera të botës demokratike.

Nxjerrja e politikës jashtë sjelljeve “politikisht korrekte”, jashtë normave protokollare e standardeve institucionale dhe kodeve të komunikimit publik, po bëhet një praktikë shqiptare. Një mënyrë e re jashtinstitucionale, që nuk i bën nder jo vetë seriozitetit të klasës politike, por mbi të gjitha procesit historik të shtetformimit modern shqiptar, në Ballkan. Simtomat e kësaj sëmundje të rrzikshme janë shfaqur edhe më parë. Por duket sikur ato kanë nisur që të fitojnë qytetari, pas 16 shkurtit të këtij viti, kur opozita shqiptare doli jashtë Parlamentit fillimisht e më pas, edhe jashtë sistemit administrativ dhe demokratik të vendit.

Kjo qasje duket sikur nisi e u përhap në formën e rrathëve koncentrikë nga Tirana, derisa valëzimet e saj mbërritën edhe në Prishtinë. Atje ku vendi prej shumë muajsh drejtohet nga një Kryeministër i dorëhequr që më shumë e kalon kohën me Ilir Metën, sesa me ministrant e qeverisë së tij. Derisa sot Presidenti ia lejoi vetes luksin e shfrenuar, që tia dërgonte ftesat për takim kandidatit për Kryeministër të Kosovës më përpara në rrjetet sociale, sesa në selinë e partisë së tij!

Next Post
Anija përplaset me kështjellën otomane në brigjet e Stambollit, bllokohet Bosfori (Video)

Anija përplaset me kështjellën otomane në brigjet e Stambollit, bllokohet Bosfori (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com