• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plotësimi i Kushtetueses/ A janë 4 emrat e rinj “peng” të koordinimit Parlament-Presidencë

by Java News
24/09/2019 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi i shtatorit e gjen Gjykatën Kushtetuese më pranë plotësimit me 4 anëtarë të rinj, por ende larg nga dita e funksionimit normal të saj.

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese, ka pushuar së funksionuari që në mars 2018.

Pasi i kaloi në filtra verifikues të figurës dhe profesionalizmit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur renditjen përfundimtare të gjashtë kandidatëve që synojnë 4 vende të saj. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga presidenti dhe dy nga Kuvendi.

Burime pranë KED thanë për A2 se pas miratimit të listave, po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues dhe se në ditët në vijim ato do t’i përcillen këtyre dy institucioneve përzgjedhëse.

Sipas ligjit, presidenti duhet të zgjedhë anëtarin në një nga tre emrat e parë të listës. Ndërsa për Kuvendi e zgjedh anëtarin e tij me 3/5 e votave.

Nëse bëjnë zgjedhje brenda një afati 30 ditor, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar. Por situata nuk është e thjeshtë.

Disa prej kandidatëve, kanë shprehur interes edhe për vakancat e presidentit dhe të Parlamentit. Kjo do të thotë që dy institucionet duhet të koordinohen për të mos zgjedhur të njëjtët emra.

Në të kundërt, procedura e përzgjedhjes duhet të nisë nga e para, që përkthehet në disa muaj të tjerë vonesë.

Nga ana tjetër, edhe 4 emra të rinj, nuk e nxjerrin nga ngërçi Kushtetuesen. Aktualisht ajo ka vetëm një anëtar, ndërsa numri minimal i nevojshëm për funksionimin e saj është 6 anëtarë.

Ndërkohë KED po vazhdon procedurën e verifikimit për kandidaturat e paraqitura për dy vakanca të tjera, një e presidentit dhe një e Kuvendit. A2

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In