Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë lojtari kryesor në Real Madrid dhe në Portugali
Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo shënoi dje golin e vetëm dhe të fitores ndaj Rusisë, në kuadër të Kupës së Konfederatave.
Ky ishte goli i tij i 603 në karrierë, me skuadra Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë.Por, kjo nuk është e gjitha nga portugezi, i cili është përfshirë në 800 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtare.
Përveç 603 golave, ai në karrierën e tij ka dhuruar për bashkëlojtarët e tij edhe 197 asistime.
Shumica e golave dhe asistimeve Ronaldo i ka shënuar me skuadrën e Real Madridit, tek e cila luan në tetë sezonet e fundit, përgatiti ”Express”. (b.an)