Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ku foli për zhvillimet e fundit në kampin blu.
Alibeaj tha se fton cilindo deputet t’i bashkohet platformës për bashkimin e PD të prezantuar sot. Ai tha se kultura e idhjve duhet të marrë fund njëherë e mirë.
Ndërkohë ai e shikon të nevojshëm një tërheqje pas të Sali Berishës njësoj si veprimi i ish-kryedemokratit Basha.
“Është i ftuar ccdo deputet që beson se nëpërmjet këtyre parimeve do të arrihet krijimi i një baze të fortë demokratësh. Ajo nuk është platformë e imja, por e mbështetur nga 32 deputetë. Shqetësimi i deputetëve ishte fakti që kishin marrë një problematike, një proces i njëanshëm gjoja i rikrijimit të strukturave të PD. Ajo që unë besoj në peshën e përgjegjësisë, kemi detyrimin ne t’u krijojmë integritetin sepse PD është ajo që do të luftojë regjimin dhe duke parë këtë si synim final, kjo është një zgjidhje e mirë. Ka nevojë për pasurim, ccdo gjë është e hapur. Bashkimi nuk është bashkim individësh, por bashkimi i anëtarëve të PD. Ky nuk duhet të jetë bashkim i shtëpisë sonë, por të rezonojë edhe tek pjesa jashtë. Çështja nuk do duhet parë me njërin apo tjetrin, kjo kulturë duhet të largohet, idhujt, individualitetet. Duhet bërë një shkëputje nga kultura e të shkuarës që PD të bëhet atraktive në tregun elektoral.
Me 11 shtator grupi është pa Berishën në të. Kjo është përbërja dhe s’ka dyshime. Ajo se unë besoj se është më e qartë është fakti që për të ka një etiketim non grata nga SHBA. Kjo ccështje përcakton marrëdhëniet PD-SHBA. Jo vetëm për kulturë politike besoj se ruajtja në mënyrë të sinqertë këto marrëdhënie prevalon mbi këdo. Berisha ka ardhur në PD me një vendim gjykate jo i formës së prerë. Ai vendim nuk i jep të drejtë Berishës të zaptoje PD-në. Secili prej nesh duhet të lëshojë diccka nga vetja. Basha dha dorëheqjen se iu kërkua nga një pjesë e madhe me idenë për të kapërcyer këtë moment dhe Berisha do të duhet të bëjë të njëjtën gjë.