• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ben Blushi: PS duhet kthyer majtas, deputetët kanë leje për të grabitur

by A R
02/02/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma e Ben Blushit për Partinë Socialiste që do të prezantojë në Kongres është, të kthëjë Partinë Socialiste, majtas. Sipas Blushit, PS e ka humbur qëllimin dhe se në sajë të Ramës është shndërruar në një parti klienteliste ku ka deputetë që po grabisin pronat. Para gazetarëve, Blushi iu përgjigj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj.

Duke falenderuar deputeten Mimoza Hafizi për mbështetjen, Blushi tha se deputetët nuk duhet të kenë frikë.

“Dua t’u them të gjithëve, e para të mos druhen sepse kjo nuk është çështje frike. Të gjithë ata që mendojnë si unë nuk kanë arsye të kenë frikë. Pavarësisht, e kuptoj terrorin. Deri tani kanë dalë të më kundërshtojnë anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo është e padrejtë, sepse vartësit nuk mund të mbështesin shefin e tyre.

Dua t’u them të gjithëve se nuk është çështje personale e imja, por dinjitoze në radhë të parë, është çështje lirie e të drejtave.

Besoj se kjo garë, ky sens lirie nuk i shërben vetëm mua, në radhë të parë i shërben PS të jetë një parti më e hapur të ketë debat konkurencë, garë dhe disiplinë.

E dyta, i shërben dhe Shqipërisë. Nëse je i japim modeli e një gare të hapur është mirë për të gjithë shoqërinë.

I falënderoj të gjithëve për mbështetjen duke shpresuar se kjo mbështetje vjen duke u rritur, s’ka pse jo.

Keni hartuar platformë, zoti Blushi, dhe a do të jetë e njehsuar me atë që fliste dhe zonja Hafizi në statusin e saj?

Unë jam gati të shkoj në këtë Kongres me disa ide, e para që të ndryshojmë mënyrën si funksionon PS. Ta bëjmë më liberale.

Duhet ta modernizojmë PS, kjo është cështja. Çka Edi Rama po dështon ta bëjë, sepse një njeri që thotë nuk ka zgjedhje, nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Edi Rama nuk po e modernizon.

Edi Rama po merr në Parti njerëz që i ka futur në punë. Po shkëmbehet puna me një teser. Unë nuk dua ta bëj këtë. Dua ti jap PS dhe Shqipërisë një frymëzim që po i humb. Dua ti jap PS një fytyrë që sot e ka humbur.

PS çfarë është sot një parti e majtë apo e djathtë. Është një parti kaotike, që i shërben disa interesave që janë klienteliste, por as të majta as të djathta. Unë dua ta kthej PS majtas.

Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një parti të majtë. Varfëria është më e lartë. Të varfrit kanë nevojë për një parti që i del përzot.

Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta por që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh në një derë. Të jesh klientelë me dikë. Unë nuk dua ta bëj këtë. Kjo parti nuk mund të jetë klienteliste.

Korrupsioni po rritet në Shqipëri. Ekonomia kombëtare po koncesionohet. Unë jam kundër kësaj. Kur kemi ardhur në pushtet në 2013 nuk kemi premtuar që interesin publik ta shkëmbejmë me interesin privat.

Kjo po ndodh unë jam kundër koncesioneve në parim. Nëse ne kundërshtojmë koncesionet që ka bërë qeveria para nesh, si ka mundësi që po ecim në atë rrugë e pak më thellë.

Për 6 muajt e fundit kemi koncesionuar të paktën 300- 400 milionë euro që nuk janë tonat. Koncesionojmë ekonominë publike për 10- 30 vjet. Kjo është e padrejtë dhe unë se pranoj.

Kjo është disa nga arsyet që unë besoj se PS duhet të kthehet majtas dhe ky është program im në këtë kongres. Sigurisht të gjithë ata që e pengojnë, Edi Rama i pari, këtë kanë frikë.

Çështja nuk është në parim se nuk ka zgjedhje sepse nuk parashikohet. Kanë frikë se nëse PS voton për një projekt tjetër, sigurisht që mundësia e të gjithë këtyre që po koncesionojnë ekonominë kombëtare, po grabisin, ka deputetë të PS-së që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh Edi Rama, grabisin territore, zona, toka, fuqi influencë biznese. Këta njerëz nuk do ta kenë më këtë influencë.

Nëse PS vendos të votojë ndryshe dhe ky është thelbi. Nuk lejohet kjo garë sepse duan të qeverisin siç ka ndodhur në tre vitet e fundit, qeverisje e cila vetëm e majtë nuk është. Vetëm e ndershme nuk është dhe është në antagonizëm të plotë me interesat e publikut.

A kanë emra këta deputetë?

Do t’i them në Kongres, ju premtoj se do t’i them të gjitha, nëse kjo parti më lejon të garoj. Është shumë shpejt për të folur.

I jam shumë mirënjohës Mozës. E theksoj dhe një herë nuk më mbështesin mua por idetë e ndryshme nga ato që qeverisin PS për ti dhënë një drejtim tjetër. Do të ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt do të penalizohen.

Ka ndodhur vetëm për një arsye. Edi Rama penalizoi gjithë ata njerëz që u grumbulluan kundër tij në 2009. Të gjithë i ka hequr nga PS. Nuk është çështja se i hoqi njerëzit që dolën për një tjetër alternativë në 2009. Pyetja është se me kë i ka zëvendësuar. Me kë zëvendësoi ata që hoqi nga listat me banditë! Është e vërtetë, i zëvendësoi me banditë me njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë pronën publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes privat.

I ka zëvendësuar me biznesmenë, që sot i ushqen me tendera. Dhe këta blejnë me lekët e tenderave blejnë votat për Edi Ramën brenda partisë.

Këta janë njerëz që po më kundërshtojnë mua. Janë vartësit e Edi Ramës ose njerëz që kanë shkuar në terren me pistoletë e para për të blerë votat. Po ju them se nëse njerëzit që më mbështesin penalizohen, apo ata që duan të mbështesin idetë e mia kërcënohen me penalizim nuk është një garë e drejtë.

Nëse do kisha frikë nuk do të kisha folur. Unë kam frikë vetëm nga penalizimi i lirisë. Nëse liria penalizohet kemi humbur gjithçka.

Next Post

Mbrojtja nxjerr në ankand 40 avionë e helikopterë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pakënaqësia e përdoruesve për vendimin e Gjykatës së Lartë te zotimi i Trump, cila do të jetë e ardhmja e TikTok në SHBA

Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

August 25, 2026
Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

August 25, 2026
VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

August 25, 2026
FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

August 25, 2026
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

August 25, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

August 25, 2026
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com