• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plan për vrasjen e 30 eksponentëve të PS”, ish-truproja e Nanos: Në 1996 u rrahën me bishta lopate gra e burra

by A R
29/05/2026 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka rrëfyer në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, episode nga dhuna e ushtruar gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, por edhe pas tyre.

Agolli e përshkroi situatën në protestën e opozitës socialiste në 28 maj 1998 (2 ditë pas zgjedhjeve të manipuluara) si një tmerr të vërtetë, ku u rrahën burra dhe gra nga Policia e Sali Berishës.

Gjatë rrëfimit të tij, Agolli tregoi se mes efektivëve të Policisë, kishte edhe prej tyre që flisnin gjuhë sllave, të cilët ishin kamufluar me uniforma të ‘Bluve’.

Sipas Agollit, gjatë protestës nuk u përdorën vetëm shkopa gome, por edhe shkopinj druri apo bishta lopate.

Dhunës së ashpër sipas Agollit, nuk i shpëtuan as deputetë, si Ritvan Peshkopia dhe Blendi Gonxhe, që sipas tij janë tërhequr zvarrë në mes të sheshit.

“Ishte tmerr i vërtetë. Në datën 28 ishte tmerr i vërtetë. Janë rrahur deputetë. Janë rrahur edhe deputetët e PD-së, që kishin kaluar te Neritan Ceka. Si Ritvan Peshkopia dhe Blendi Gonxhe. Janë tërhequr zvarrë që e kam parë me sytë e mi. Më bënte përshtypje, nga uniformat me kamuflazh të efektivëve, kishte shumë njerëz që flisnin gjuhë sllave. Ata ishin më të tmerrshmit. Me hunj, me bishta lopate rrihnin gra edhe burra. Të gjithë ata që janë me gjak, edhe Servet Pëllumbi, edhe ai tjetri që ishte me gjak, ishte gazetar spanjoll”, tha mes të tjerash Agolli.

Agolli tha se urdhërat për dhunimin e protestuesve jepeshin nga Presidenti i Kohës, Sali Berisha.

“Nuk ka ngelur deputet, gra e motrat tona pa u rrahur. Unë kam qenë në shesh, në sheshin Skënderbej. Ai ka qenë ministri i Brendshëm i PD-së, por unë e kam në vesh edhe më pas ja kam thënë, që merrte urdhëra nga 01, i cili ishte atëherë Presidenti i Republikës. Pra urdhëri i Sali Berishës ishte vetëm dhunë e dajak mbi demonstruesit. Që atëherë pastaj Agron Musaraj dhe Aleksandër Meksi nuk bënë më pazare me Berishën, u tërhoqën nga politika”, vijoi më tej Agolli.

Në përfundim Agolli tha se ai vetë, por edhe 30 eksponentë të lartë të Partisë Socialiste ishin në listën e zezë të SHIK-ut të kohës për t’u ekzekutuar.

Duke e krahasuar Berishën me Enver Hoxhën, Agolli ironizoi kryedemokratin, duke cituar deklaratën e tij se ‘do të bëhej kryeministër 95-vjeç’.

“Kur një popull demonstronte për vjedhjen e votës… Tani doli Skrapari 110 %. E imagjinoni dot ju tani? As në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte bërë ashtu. Ka qenë masakra më e tmerrshme. Ne ishim 30 vetë, duke kapur gjithë udhëheqjen e PS-së, ishim në listën e zezë të SHIK. Vite të tmerrshme. Po i njëjti njeri që ka bërë gjithë atë dhunë, kërkon të bëhet si ai 95-vjeçari pa emër që ishte bërë kryeministër”, përfundoi Agolli.

Next Post
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

"Procesi nisi nga një person fiktiv!", Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In