• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plan kundër Rusisë, CIA gati për sulme kibernetike

by Java News
16/10/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

CIA po planifikon një sulm kibernetik kundër Rusisë, në shenjë hakmarrje për përpjekjet e kësaj të fundit për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane, në dëm të demokrates Hillary Clinton.

“NBC News” raporton se qëllimi i operacionit të gjerë është të vendosë në pozitë të vështirë lidershipin rus.

Burime që kanë njohuri direkte lidhur me situatën, thonë për median se CIA-s i është kërkuar t’i paraqesë opsionet Shtëpisë së Bardhë dhe se shërbimet sekrete amerikane kanë nisur përgatitjet për operacionin që do të shënjestrojë presidentin rus Vladimir Putin dhe taktikat e tij.

Më herët gjatë javës Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Barack Obama po konsideronte një reagim proporcional ndaj Moskës, të cilën e akuzon për sulmet kibernetike kundër fushatës demokrate në garë presidenciale.

Sipas burimeve të cituara nga NBC News administrata Obama është e përçarë lidhur me faktin nëse duhet të hakmerren në të njëjtën mënyrë.

“Ne mund t’i kujtojmë rusëve se dimë të luajmë sipas rregullave të tyre, por pastaj ata mund të na bëjnë keq përmes veprimeve të tjera”, ishin fjalët e një ish zyrtari të CIA-s që ka punuar lidhur me Rusinë.

I njëjti burim zbuloi gjithashtu se nuk ishte një praktikë e pazakonte për SHBA-në t’i kërkonte CIA-s opsione për masa kundër Rusisë, por sipas tij në çdo rast ato kishin mbetur thjesht kërkesa.

Një tjetër ish-zyrtar beson se vënia në vështirësi e Putin-it ishte diçka që duhej menduar mirë, pasi çdo gjë që do të bënin SHBA-të do të pasohej nga kundërpërgjigjja e Moskës.

Wikileaks, faqja e themeluar nga Asange, ku janë publikuar email-et e vjedhura nga llogaritë personale të zyrtarëve demokratë, mes të cilëve Hillary Clinton e John Podesta, vë në dyshim seriozitetin e sulmeve kibernetike ndaj Rusisë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
I hapin kasafortën biznesmenit, vidhen 40 mln lekë në Finiq

Dhjetë euro policit për t’i hequr gjobën, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In