Një burrë ka mbetur i plagosur me thikë në bark rreth mesditës në Tiranë në zonën e Yzberishtit.
Sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflikti pranë një lokali.