• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevoja për gjak në rritje, dhurimet mbeten në nivele të ulëta

by A M
26/01/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit rreth 20 mijë persona kanë nevojë për gjak. Kërkesat më të larta i kanë ata që vuajnë nga talasemia, sëmundjet kronike si dhe të aksidentuarit.

“Kërkesat dhe nevojat për njësi gjaku janë gjithnjë në rritje, ne shohim që sëmundjet malinje janë gjithnjë në rritje dhe kanë nevojë për njësi gjaku, aksidentet po ashtu, janë në rritje. Janë 600 fëmijë talasemik të cilët kanë nevojë për njësi gjaku në mënyrë periodike, megjithatë migrimi dhe emigrimi i popullatës vazhdon, dhe për këtë kategori të pacientëve”, tha koordinatorja e dhurimit të gjakut te Kryqi i Kuq, Blerta Ndrekaj.

Dhurimi i gjakut gjithashtu sipas mjekëve jo vetëm do të shpëtonte jetë por edhe do të përmirësonte shëndetin e tyre.

“Sipas studimeve të fundit personat të cilët dhurojnë gjak në mënyrë periodike, vuajnë më pak nga sëmundjet kancerogjene sepse dhurimi i gjakut normalizon nivelet e hekurit në organizëm dhe shumë lloj kancerash janë të lidhura me nivelet e hekurit në organizëm . Kjo është një thirrje për qytetarët shqipëtar, përvec kësaj bënë mirë për hipertensionin, bën mirë për sëmundjet e arterieve kroronare, për atakun kardiak, që ul riskun deri në 80%”, tha Ndrekaj.

Ejona Braho mjeke pranë qendrës kombëtare të transfuzionit thotë se bankat e gjakut janë të pranishme në të gjithë Shqipërinë për ata të cilët shprehin dëshirën për të qenë dhurues.

“Kemi fatin e mirë që në të gjithë Shqipërinë janë të vendosur bankat e gjakut, pranë spitaleve rajonale por jo vetëm, në qoftë se kanë dëshirën për të dhuruar jo vetëm familjarë, por edhe vullnetarë, mund të ofrohen pranë këtyre bankave të gjakut. Miqtë apo shokët të cilët kanë nevojë për njësi gjaku, mund të bëjnë thirrje të gjithë personave të cilët gëzojnë shëndetin e plotë, të cilët janë optimistë për të ndihmuar, për të ofruar, për të gjithë të tjerët janë mëse të mirëpritur”, tha mjekja transfuziologe, Ejona Braho.

Mjekët bëjnë thirrje për sa më shumë dhurime, pasi me anë të një njësie gjaku shpëtohen 3 jetë njerëzish./vizionplus.tv

Next Post
Plagosja me thikë në Yzberisht, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin: Konflikti për motive të dobëta

Detaje nga plagosja në Tiranë, djali xheloz godet me thikë të dashurin e nënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In