• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja në Durrës, shkak i sherrit ishin disa pajisje hidraulike

by Java News
14/03/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e njërit prej të plagosurve në Durrës zbardhi ngjarjen me armë zjarri ku mbetën të plagosur shoku i tij dhe një i ri tjetër. Gjithçka nisi pas sherrit të pak ditëve më parë ndërmjet Ervin Qerimit dhe nipit të pronarit të pallatit ku ai kishte blerë një hyrje për banesë, Elvis Kurti.

Sipas dëshmisë së dhënë në spital për hetimorët nga ana e Qerimit, i cili u plagos me thikë, pesë ditë më parë ai i kishte kërkuar llogari shtetasit Elvis Kurti, nip i pronarit të lokalit. Kjo pasi pallati nuk kishte përfunduar në afatin e parashikuar në kontratën e shitblerjes, e cila ishte firmosur para noterit.

Ervin Qerimi, i cili donte të futej sa më parë në banesën që kishte blerë, ka shkuar për të parë nga afër shtëpinë, pasi, sipas kontratës së bërë, duhej të kishte përfunduar. Por aty ai ka parë se nuk kishin përfunduar ende instalimet hidraulike e për pasojë nuk mund të futej ende në shtëpinë e blerë. “Nuk ishin bërë akoma lidhjet e instalimeve hidraulike në kuzhinë dhe në tualet, dhe as lidhja e shkarkimeve të lavamanëve. Kjo më irritoi pasi unë kisha një kontratë, e cila nuk po respektohej nga pronari i pallatit. Pas kësaj kam debatuar me nipin e tij, por pa menduar se mund të përfundonte deri në këtë pikë”, është shprehur për hetimorët Ervin Qerimi.

“Më datë 12.03.2016, në lagjen nr.11, Durrës, pas një konflikti çasti, në një dyqan shitje kafesh, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka. Për pasojë, është plagosur me armë shtetasi Elvis Kurti. Gjithashtu është plagosur me armë zjarri aksidentalisht në këmbë edhe shtetasi Eluert Hoxha. Ervin Qerimi mbeti i plagosur me thikë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Bekim Gjoka, 36 vjeç, banues në Durrës, i përfshirë në konflikt. Të tre personave të mbetur të plagosur gjatë konfliktit iu është komunikuar arrestimi në spital, teksa merrnin ndihmën mjekë- sore”, bëri të ditur dje Policia e Durrësit.

“Shkak për sherrin mes të rinjve janë bërë disa pajisje hidraulike që mungonin në apartamentin e ri të shtetasit Ervin Qerimi.

Ngjarja e ka zanafillën në një mosmarrëveshje të 5 ditëve më parë, kur shtetasi Ervin Qerimi, 31 vjeç, blerësi i apartamentit, i ka kërkuar llogari nipit të pronarit të pallatit, Elvis Kurtit, se përse mungonin pajisjet hidraulike në tualet.

Kjo kërkesë e tij ka degjeneruar në përplasje fizike mes palëve, derisa pas pesë ditësh precipitoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe thikave”, bënë të ditur burime nga grupi hetimor.

Panorama

Next Post

Nikoliç e tepron: ISIS po tenton formimin e shtetit si Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In