• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja e pronarit të servisit, çfarë kërkuan autorët para krimit

by A R
12/05/2018 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Vaun Dejës. Ndaj Ermir Simonit u gjuajt me pistoletë nga disa persona ende të paidentifikuar teksa ndodhej në një servis makinash në pronësi të vëllait të tij. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital për t’i dhënë atij ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore Ermir Simoni është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën, e cila të çon tek hidrocentrali i Vau Dejës. Në fillim të këtij aksi në anën e majtë ndodhet edhe servisi ku u plagos 43 vjeçari. Fillimisht sipas burimeve policore konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të Ermir Simonit. Ata kanë bërë një debat me njëri-tjetrin dhe ky debat është kthyer në një konflikt. Autorët kanë goditur sipas burimeve vëllanë dhe më pas një punonjës të servisit. Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur janë rikthyer sërish aty. Fillimisht autorët e dyshuar kanë kërkuar vëllain e Ermirit, por ai nuk ndodhej tek servisi, sepse ishte larguar. Persona e paidentifikuar kanë sjellë një makinë tip Benz tek servisi. Ata i kanë kërkuar Ermir Simonit, duke ia imponuar me forcë që të riparojë mjetin në fjalë. 43 vjeçari duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues nuk ka pranuar që të merret me makinën tip Benz.

Debati ka degjeneruar derisa autorët e dyshuar shtinë me armë duke lënë të plagosur Simonin. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje për këtë plagosje të ndodhur. Tashmë po hetohet për ta zbardhur të plotë atë që ka ndodhur dhe që çoi në plagosjen e 43-vjeçarit Ermir Simoni. Forcat e policisë kanë bërë kontrollin e kamerave të sigurisë të servisit ku ndodhi plagosja por rezulton se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk kanë mundur që të regjistrojnë ngjarjen. Në këtë mënyrë policia po bën kryerjen e kamerave të tjera të sigurisë rreth zonës ku ndodhi plagosja për të arritur në identifikimin e autorëve të plagosjes të 43-vjeçarit.

DËSHMIA E DY VËLLEZËRVE
Ermir Simoni që mbeti i plagosur dhe vëllai i tij kanë treguar për policinë se çfarë ka ndodhur. Ata janë shprehur se disa persona kanë shkuar në servisin e tyre duke kërkuar që t’i riparojnë me forcë mjetet. Kjo ka sjellë edhe debatin mes tyre e më pas përdorimin e armëve.

Të dy vëllezërit janë shprehur se nuk kanë asnjë dijeni se kush janë personat në fjalë me të cilët janë konfliktuar duke bërë që ata për momentin të mbesin të paidentifikuar për forcat e policisë. “Ne nuk i njohim se kush janë. Është hera e parë që kanë ardhur tek servisi jonë dhe nuk është se i kemi klientë. Nuk i njohim me emra. Kishin një sjellje jo normale gjë e cila solli konfliktin. Më përpara nuk kemi pasur probleme ndaj nuk e dimë se cila është arsyeja e gjithë kësaj ngjarje”,- kanë deklaruar vëllezërit Simoni.

Policia në kërkim të autorëve të dyshuar
Për herën e dytë autorët e dyshuar kanë qenë me dy mjete. Ata kanë shkuar me makinën tip ‘Benz’ që kanë kërkuar ta riparojnë me forcë tek servisi dhe pas saj shoqëroheshin nga disa persona të tjerë që ndodheshin në një fouristradë. Pasi kanë kryer plagosjen e 43-vjeçarit Ermir Simoni autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata dyshohet se kanë marrë rrugën e Komanit. Forcat e policisë po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe më pas gjetjen dhe arrestimin lidhur me plagosjen e ndodhur./gsh.al

Next Post
FOTOT/ Ylli i filmave për të rritur që tronditi Trump imazhe provokuese

FOTOT/ Ylli i filmave për të rritur që tronditi Trump imazhe provokuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com