Policia bën të ditur se është identifikuar personi që qëlloi katër persona me armë në një lokal në Tiranë.
Policia siguron se njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasve me inicialet E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç, dyshohet të jetë Arben Seferi, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Mërcedes Benz gri.
Ndërsa nga ana tjetër mësohet se në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë autorë të kesaj situate, raporton “Panorama”./a.m.