Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Delvinë.
Një 45-vjeçar është plagosur me armë të ftohtë (sëpatë ose hanxhar), i cili është dërguar me plagë në trup drejt spitalit.
Paraprakisht mësohet se i dëmtuari është identifikuar si Xhike Hita, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të krimit.











