• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosën 30 trupa të NATO-s në Veri, KFOR: Pas protestuesve serb në kufi fshihen disa grupe kriminale

by Java News
09/06/2023 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, tha të premten se pas protestave të 29 majit në komunën e Zveçanit në veri në të cilën 30 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën gjatë përplasjeve me grupe serbësh qëndronin disa grupe kriminale.

“Përgjatë protestës shumë pjesëtarë të KFOR-it u lënduan nga gjuajtja e gurëve, mjete shpërthyese të improvizuara dhe përdorimi i armës. Ishte e qartë se njerëzit po përpiqeshin të protestonin në një mënyrë paqësore, por gjithashtu ishte e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që po përpiqeshin të sulmonin trupat e KFOR-it”, tha zëdhënësi Andrea Gallieni në një konferencë më gazetarë në Prishtinë.

NATO-ja vendosi që 700 trupa shtesë t’u bashkohen paqeruajtësve në Kosovë pas dhunës së 29 majit.

“Ata do të qëndrojnë në Kosovë derisa të shihet e nevojshme. Është masë parandaluese vetëm për t’u siguruar se KFOR-i i ka të gjitha mjetet e mundësitë për t’u përballur me situatën, ku çdo ngjarje mund të përshkallëzohet për shkak të situatës së sigurisë, por për momentin është goxha e paqëndrueshme”, tha zëdhënësi Gallieni.

Të dyja palët tha ai, duhet të mbajnë përgjegjësi, njëra për marrjen e vendimeve pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve.

“Është e rëndësishme dhe thelbësore që gjithashtu të gjithë të përmbahen nga retorika, sepse në këtë moment vetëm dialogu ndërmjet palëve duhet parë si mënyra e vetme për zgjidhjen e situatës. Detyra e KFOR-it është për të siguruar kushtet për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropa për të ecur përpara dhe për të gjetur zgjidhjen e këtij problem”, tha ai.

Tashmë janë bërë dy javë që nga fillimi i protestave në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Diplomatët perëndimorë janë vënë në përpjekje për të nxitur palët të ulin tensionet. Kosovës po i kërkohet tërheqja e njësive të posaçme të policisë si dhe kryetarëve të komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Serbisë të ushtrojë ndikimin e saj për largimin e protestuesve dhe për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja të mundshme në zonë, pa kushte.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i tha sot agjencisë së lajmeve “Reuters” se Kosova nuk duhet të organizojë zgjedhje të reja për kryetarët e komunave në veri të saj derisa t’u jepet më shumë autonomi serbëve etnikë.

“Ne flasim çdo ditë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe besoj se ata janë të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe se e dëshirojnë atë, siç dëshmohet nga sjellja e tyre ndaj trupave të KFOR-it. E vetmja gjë që duket se kërkojnë, për mendimin tim, është largimi i kryetarëve fiktiv, disa prej të cilëve në disa komuna nuk kanë marrë as pesë vota, si dhe tërheqja e forcave të posaçme të policisë së Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po tregojnë njëanshmëri kundrejt Kosovës dhe tolerancë ndaj sic tha, regjimit autoritar të Serbisë.

“Dhe ka disa sfida sepse të dërguarit e posaçëm, vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër. Pra, kjo nuk është më shumë e dyanshme. Dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse e dimë se çfarë dëshiron Serbia. Serbia do që Serbia e Madhe nën emrin e botës serbe, të vazhdojë të marrë para nga Bashkimi Evropian, gaz dhe armë nga Federata Ruse, investime të lira nga Kina dhe tolerancë amerikane gjatë gjithë rrugës”, tha kryeministri Kurti.

Diplomatët kanë paralajmëruar pasoja për palët në qoftë se nuk ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, hapjen e mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në tryezën e bisedimeve.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti dhe qasjen e tij ndaj kërkesave për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.

“Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të na ketë ne mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit”, tha ambasadori Hill.

Të dërguarit e posaçëm amerikan dhe evropian Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak të cilët gjatë javës qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd nuk ishin në gjendje të njoftonin ndonjë përparim për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano në një deklaratë për mediat tha se diskutimet e zotit Lajçak “ishin shumë të vështira, veçanërisht në Prishtinë. Kjo vizitë e fundit konfirmoi se palët vazhdojnë të kenë qëndrime thelbësisht të kundërta për shumë çështje”.

Ai tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për arritjen e një marrëveshjeje dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell po këshillohet me vendet anëtare të bllokut.

“BE-ja u kërkon të dyja palëve të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise dhe ne duhet të shohim hapa pozitiv veçanërisht nga Kosova për të zbutur tensionet në veri të Kosovës shumë shpejt. Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa të vendosura që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona”, tha zëdhënësi Stano./VOA

Next Post
VIDEO/ Pamje të dhimbshme, rrufeja vret 32 krerë dhi në Krujë. Blegtori: Ushqeja familjen

VIDEO/ Pamje të dhimbshme, rrufeja vret 32 krerë dhi në Krujë. Blegtori: Ushqeja familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In