• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

by E S
02/06/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishulli i Sazanit hyri në jetën e Ivanka Trump ndërsa notonte në ujërat e kaltra të Mesdheut. Këtë histori dhe shumë detaje të tjera për projektin që po zhvillon në Shqipëri, vajza e presidentit amerikan Donald Trump i rrëfeu në një bisedë të gjatë me David Senra në episodin e titulluar “Ivanka Trump në ndërtimin e një jete autentike”, ku foli për vizionin e saj për Sazanin, arkitekturën e resortit dhe përpjekjen për të kuptuar më mirë vendin ku po investon.

“I jam rikthyer edhe rrënjëve të mia në fushën e pasurive të paluajtshme, gjë që më ka dhënë shumë kënaqësi. Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante, madje mendoj se edhe kjo është pak ta thuash. Është një ishull privat me sipërfaqe 1400 hektarë në zemër të Mesdheut. Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e zbuluam. Notuam drejt ishullit, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të mahnitur. Ai vend na ka mbetur në mendje që prej asaj dite” tha Trump.

Sipas saj, projekti që synon realizimin e potencialit të ishullit të Sazanit kërkon kujdes dhe përmbajtje për mbrojtjen e tokës. Ajo sqaron se projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, pavarësisht përmasës, nuk është vetëm një biznes, por edhe një sfidë për të.

“Me kalimin e viteve krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar, por me shumë kujdes dhe përmbajtje, sepse toka është aq e bukur sa arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj. Në fakt, për mua nuk është as biznes, pavarësisht përmasës së projektit. Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i gjithë udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve të shumta mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë” tha ajo.

Vizioni dhe imagjinata, janë dy elementët që Ivanka i sheh si të lidhur fort në suksesin e projektit të saj për të cilin ajo do të bashkëpunojë me disa prej mjeshtërit më të mëdhenj të kohës për të sjellë një projekt për të cilin, siç thotë ajo, duhen vite në mos më shumë se një dekadë.

“Po përpiqemi të ndërtojmë diçka që e pasqyron konkretisht këtë vizion. Kjo kërkon shumë imagjinatë dhe bashkëpunimin e disa prej mjeshtërve më të mëdhenj që ekzistojnë sot. Sapo isha atje duke ecur nëpër terren, duke u përpjekur ta përjetoja vendin së bashku me disa prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë, mjeshtër të vërtetë të profesionit të tyre, njerëz me integritet. Njerëz që nuk bëjnë kompromis me vizionin e tyre dhe pikërisht këtë duam të krijojmë edhe atje. Jemi shumë të emocionuar për këtë projekt. Kur punon me artistë të vërtetë, pavarësisht nëse mediumi i tyre është piktura, muzika apo pasuritë e paluajtshme, ata nuk bëjnë kompromis. Integriteti i tyre është i saktë dhe absolut. Ata sfidojnë veten dhe sfidojnë edhe të gjithë njerëzit përreth tyre. Kur punon me një arkitekt, ekziston gjithmonë një ekuilibër. Në fund të fundit, ata nuk po ndërtojnë thjesht një monument. Po krijojnë një hapësirë me të cilën njerëzit duhet të ndërveprojnë. Ata duhet të jetojnë aty, të martohen aty, dhe nëse është hotel, ai bëhet shtëpia e tyre për një periudhë kohe. Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një hapësirë e bukur, por jo funksionale. Për mua, ajo nuk është një kryevepër, sepse nuk është menduar deri në fund. Kur arrin të bashkosh një arkitekturë me kuptim, të bukur dhe të menduar mirë me një hapësirë shumë funksionale, atëherë krijon diçka të veçantë. Një nga gjërat që dua tek pasuritë e paluajtshme është se janë diçka konkrete në një botë ku gjithnjë e më shumë gjëra nuk janë të tilla. Ti sheh rezultatin e viteve të tëra pune. Për të sjellë në jetë një projekt të tillë duhen vite, ndonjëherë edhe më shumë se një dekadë” tha Trump.

Gjatë intervistës, e bija e presidentit amerikan rrëfeu gjithashtu se po përpiqet të kuptojë Shqipërinë përmes syrit të shkrimtarëve më të mirë të vendit tonë. Sipas saj, përpara se t’i imponohesh një vendi, duhet që ta kuptosh atë.

“Po lexoj shkrimtarët më të mirë shqiptarë dhe po përpiqem ta kuptoj vendin përmes syve të tyre. Letërsi artistike, libra jo-fiction, gjithçka. Zhytesh në përvojën dhe realitetin e jetuar që këta vëzhgues të mëdhenj të së vërtetës arrijnë të përcjellin dhe kështu afrohesh më shumë me vendin. Nuk mund të imponohesh mbi një vend apo një kulturë. Duhet fillimisht ta kuptosh atë, në mënyrë që të bësh diçka në një mënyrë të bukur, delikate dhe me kuptim. Kjo është qasja që kam ndaj gjithçkaje. Dëgjoj shumë njerëz dhe përpiqem të rrethohem me njerëz që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin’ tha Trump.

Projekti i familjes Kushner në Shqipëri përfshin zhvillimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit, si edhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit. Kompania që po zhvillon investimin është Zvërnec South Adriatic Development, ndërsa mediat amerikane e kanë lidhur projektin me Jared Kushner dhe investitorë nga Katari.

Projekti për Sazanin u bë zyrtar në fund të vitit 2024, kur qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik. Ishulli, i cili për dekada ka qenë zonë ushtarake e mbyllur për publikun, konsiderohet një nga territoret më të veçanta dhe më pak të zhvilluara në bregdetin shqiptar.

Planet për zhvillimin e zonës kanë ngjallur interes të madh brenda dhe jashtë vendit, për shkak të përmasës së investimit, por edhe debat për ndikimin që mund të ketë në një nga zonat më të çmuara të rivierës shqiptare.

Next Post
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

July 18, 2026
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

July 18, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

July 18, 2026
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

July 18, 2026
“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

July 18, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Dita e Euros po vjen – lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro…

July 18, 2026
Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

July 18, 2026
“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In