• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagët e pambyllura të SHIK-ut, spiunët e Doktorit dhe diplomati Kujtim Hysenaj!

by Kristo Mërtiri
26/02/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

Shërbimi Informativ i hodhi hapat e parë pas shpalljes së Pavarësisë. Dhe një nga drejtuesit që caktoi Ismail Qemali, a e dini kush ishte ? Tribuni i Vegjëlisë, “dragoi i Dragobisë”, Bajram Curri. Po 8 vite më vonë ? Shkrimtari i paharruar Haki Stërmilli. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore do fillonte të merrte një themel të vërtetë institucional dhe në shërbim të Clirimit të vendit nga pushtuesit dhe zagarët e tyre sahanlëpirës. Komisari e Komandanti i Përgjithshëm i UNC, Enver Hoxha, fiks 80 vjet më parë(20 Mars 1943), në zjarrin e luftës partizane Antifashiste urdhëroi krijimin e këtij Shërbimi që Ushtria të kishte “syrin dhe veshin e saj”.

Në krye u zgjodhën e u vendosën luftëtarë jo dosido dhe as thjesht trima, besnikë e patriotë të kulluar. U përzgjodhën edhe partizanë të mencur e të ditur, disa të përgatitur edhe në shkollat Evropiane e Perëndimore dhe që iu përgjigjën pa kushte thirrjes kushtrim të Atdheut për t’u cliruar nga hordhitë nazifashiste. Madje, nga ky lloj Shërbimi jetik ka edhe Dëshmorë e Heronj të Popullit që falën gjakun e jetën e tyre në themelet e këtij shteti që gëzojmë sot, në themelet e Lirisë e Demokracisë së vërtetë. Ata i shërbyen Shqipërisë dhe shtetit të saj, brenda e jashtë vendit. Janë tjetër gjë dramat e tragjeditë e sistemeve politike apo ato të pushteteve që vijnë e shkojnë.

Bëmat e ndonjë individi të vecantë në kundërshtim me Ligjet e cdo kohe, nuk mund të errësojnë kurrë kontributin e tyre të pamohueshëm nga iks kalemxhi akshami apo pinjoll i zi i ca figurave sterrë të zeza që populli ua ka kënduar letrat në xhep me kohë. Krahasojini po të doni me disa drejtues të Shërbimit Informativ ose me kryespecialistët e mbi 30 viteve të fundit !…

Këto më sipër i kujtova pak ditë më parë, kur lexova në media një informacion të zgjeruar e konkret për situatën e burimeve njerëzore në SHISH dhe në atë të Ushtrisë. Për mua ishte dhe mbeti informacion tronditës e lebetitës ! Dhe as vetëm si gazetar veteran, por mbi të gjitha si shtetas, qytetar e intelektual i angazhuar, për fatet e Republikës sime të shenjtë. Fate që jo rrallë kanë rënë historikisht në mendje e duar të pista, të cilat i kam provuar edhe vetë në kurriz që nga koha e famëziut Gazidede. Por të mësosh sot se Drejtori i një dege në SHISH është “investim direkt për t’u punësuar nga një eksponent i botës së krimit”(!) ose një tjetër Drejtor paska patur vëllain, nipin e kunatin “lojtarë” jo të zakonshëm të trafikut të drogës e kokainës (!); ose një ish drejtor në rreth (tani në aparatin qendror të Shërbimit në qendër(Tiranë) paska lidhje me një familje kriminale dhe akoma më tej “një bos krimi arriti të punësojë në degën rajonale një vajzë, e cila sot punon në një Drejtori të rëndësishme  në qendër dhe babai i saj ka lidhje të forta me trafikantë droge etj., c’farë emri e mbiemri t’i vemë ?! …Shkurt, një përzgjedhje personeli e ndyrë, e pse jo antishqiptare, brenda Shërbimit të Inteligjencies Shqiptare. Dhe nuk kemi të bëjmë thjesht me refrenin e njohur: Merr nga dhitë e bëj zabitë !

Dhe as bëhet fjalë për një “celës sekret” me mekanizëm të ndërlikuar, “të cilin e njeh vetëm kush e përdor”! Të lëvizësh nga kolltuqet dhe postet e pamerituara e të betonuara Shefin e Kundërzbulimit; atë të Sigurisë së Personelit; ata të Antiterrorit e të Spiunazhit; ish Drejtor Kabineti etj., është gjysma e të keqes që ka pllakosur atë Shërbim. Po përgjegjësia ligjore ku mbetet ? Qofsha i gabuar, por transferimi e ulja në detyrë, mendoj se nuk e pastron dot plotësisht trupin e molepsur të këtij Shërbimi me rëndësi tepër të vecantë. Dhe pret të bëjnë mbroth atje ku do shkojnë ?! Në një kohë kur një polic të thjeshtë dhe për faje jo të kësaj natyre, ti e përjashton përgjithmonë nga Policia e Shtetit (?). Ose Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (AISM), ku për 6 vjet janë ndërruar 6 Drejtorë të Përgjithshëm dhe e kanë përdorur “si trampolinë për të marrë gradën e Gjeneralit” ! Dhe mjaft emërime janë “jashtë cdo kriteri, duke shkelur hapur Ligjin”etj. Unë dhe kolegët e mi të vjetër e të rinj, qoftë edhe për këto fakte erërënda, duam të dimë se a janë bërë  ndonjëherë objekt diskutimi, debati e vendimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ? Po Kryeministri ose Kryetarja e Kuvendit, si kanë reaguar ? Opinioni i shëndoshë publik pret përgjigje serioze dhe jo parafabrikate raportesh e fjalimesh nën mbulesën mister të “sekretit”, mbulesë a maskë që i ka lënë ende të pashëruara disa plagë jo të lehta të SHIK-ut të djeshëm huliganesk që arriti deri te Operacionet drithëruese e antishqiptare mbi Jugun !

Sa për ata punonjës që ndiehen të rrezikuar dhe i shkruajnë plot përgjërim Doktorit, e që ky i hedh në tregun e pafytyrë të Polit(h)ikës e nëpër Konferenca Shtypi, duhen pastruar menjëherë nga ai institucion dhe me secilin le të merret pa vonesë SPAK-u. Se nuk është thjesht tradhëti e lartë ndaj Shtetit Ligjor dhe as ca ura zjarri në vatrat e propagandës pa moral. Këta tipa janë gati të shesin edhe babë e nënë ! Informatorë të tillë pa dinjitet e të korruptuar gjer në palcë, si të ardhur nga shpellat ogurzeza të mercenarizmit e të nepotizmit ulërak me diploma të blera, mund t’i bëjnë hatara Shqipërisë sonë. Më mirë le të mbetet Berisha pa burime informacioni të klasifikuar, se sa të leqendiset më tej Republika hallemadhe. Metastazat nëpër trupin e SHISH-it nuk pastrohen vetëm me propagandë e shkresa administrative, paralajmërime a transferime shterpa. Dhe as me ca andra në Ligj, në rroga e salltanete. Përndryshe, “spiunët e Doktorit” do të rrojnë e mbretërojnë në cdo kohë ! Dhe shajnë e “qajnë” me oi-oi për mungesën e Lirisë së Medias nga “pushtimi” i Ramës…(Vecse gjatë paradites së enjte, e kaluam pultin e televizorit në 12 kanale njëkohësisht dhe shfaqej vetëm Berisha ! Një cmenduri e paparë mediatike!)

Po gjurmët e punës së lavdërueshme të diplomatit të shquar, Kujtim Hysenaj (që i mbylli sytë 57 vjec e në krye të detyrës !), kush nuk i begenisi dhe i bitisi në këtë derexhe ? Jo më kot u tha publikisht e në media se ai “i dha një fytyrë të re këtij shërbimi”. I besonte shumë ndershmërisë dhe profesionalizmit. Por…iku në atë botë, iku para kohe ! Dhe nuk e mbylli dot as mandatin. Pak muaj para se të merrte rrugën pa kthim “nga një sëmundje “e rëndë”, një ditë i shkova në zyrë. Ku ta dija se do ishte takimi i fundit ! E kisha njohur që kur ishte Ambasador në Beograd bashkë me vëllanë tim. Sa herë vinte në Tiranë, pasi kish shkuar te nëna e vet në Fier, nuk harronte të takohej edhe me nënën tonë kusuremadhe. Ah, malli i Shqipërisë ! Duke zbritur shkallët e pallatit te “Myslym Shyri”, psherëtinte pak sekonda dhe zbraste një postulat konician: “-Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se c’forcë e c’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë : Shqipëri !”… I kulturuar e i edukuar si ai, rritur jetim. Një rrugë e atij qyteti  mban emrin e nderuar të babait, mallakastriot me derte ! Me dy Fakultete (Gjuhë të huaja e Drejtësi); me një libër interesant të botuar e të pareklamuar ende; diplomat karriere i vecantë që i dha jo pak mëmëdheut…Kur më pyeti  me kujdes për një hall që më kish rënë padrejtësisht në kokë, për të mos e lodhur e sqarova shkurt. Dhe ishte fjala deri për anëtarë Qeverie. Ashtu i lënguar, u ngrys i tëri në fytyrë dhe zëulët tha vetëm kaq: “ Kristo, mos u sëkëlldis shumë, këta janë rrugacë !”… Kujtimi ynë i mirë, me integritet të rrallë moral e profesional, i zgjuar e plot talent letrar, i pabujë, punëmbaruar e i pazhurmë. Librin e tij të shkruar në Paris, nuk e kam lexuar ende. “I shtrënguar nga rregullat e rrepta të mosthënies, kusht autoritar i profesionit, Kujtim Hysenaj gjen një shteg të lirë, madje me zgjuarsi arrin të celë një hapësirë të madhe për të krijuar,-shprehej një ish koleg.- Fantazon e në të vërtetë në shumicën e faqeve thotë të vërtetën, i përshkruan ngjarjet sic kanë ndodhur…”. Por tingujt e kitarës së dashur, që vazhdon të rrijë e varur në një mur apartamenti përballë Librit Universitar, herë pas here sikur i dëgjoj dhimbshëm tek dalin nën gishtat dhe duart e pastra të atij njeriu me botë të madhe shpirtërore. Tela që nuk i la të heshtnin as në ditët e netët mortjendjellëse. Pikë-pikë pikëllimi ! Ndërsa Moza e tij e shtrenjtë nuk e mban dot curgun e lotëve të nxehtë sot e kësaj dite. Fati i lig nuk e ndihu. Por malli rri kurdoherë ndezur…

Sepse në këtë botë të trazuar, të tjerë punojnë e luftojnë fare pak, por thërrasin e bërtasin më shumë !

 

Next Post
Dentistja mashtruese në kërkim/ Joshi klientët me ulje 50%, pacientëve u ranë dhëmbët

Dentistja mashtruese në kërkim/ Joshi klientët me ulje 50%, pacientëve u ranë dhëmbët

Comments 1

  1. Lirka Goxhaj says:
    3 years ago

    Sa shkruan për zotin Hyseni, të lumtë dora o Kristo Mërtiri.
    Sa për të shoqen, Mimozën, më mirë mos ta kishe përmendur fare, mbasi që ditën që vdiq Kujtim Hyseni, përzuri (zboi) nga shtepia, nanën e tijë, duke u sjellur shumë keq me të, dhe duke i mbyllur përfunfimisht derën njerëzve të burrit.
    Punë edukate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

December 20, 2025
Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

December 20, 2025
Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

December 20, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

December 20, 2025
Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

December 20, 2025
Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Këto shenja të horoskopit më në fund do të marrin atë që kërkuan nga universi në vitin 2026

December 20, 2025
Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

December 20, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

December 20, 2025
VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Pamje me Dron nga protesta e Lapajt, mbledh më shumë mbështetës se Berisha

December 20, 2025
Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In