Një grua u shqye për vdekje nga dy qen Pit Bull disa ditë pasi e ëma e kishte paralajmëruar që të mos u afrohej. 46-vjeçarja Trena Peed, u dëgjua nga fqinjët të qante për ndihmë pasi la 2 qentë jashtë shtëpisë në Karolinën e Veriut.
Një prej fqinjëve i tha autoriteteve se kur ndodhi ngjarja ishte errësirë dhe mund të dëgjonin gruan duke bërtitur ndërkohë që e sulmonin qentë. Më herët, e ëma e Trena-s, Helena Harris, kishte shprehur shqetësimin e saj për 2 qentë.
“E kuptoj që nuk ishte e qëllimshme, por sapo fola me vajzën dy ditë më parë, i thashë se duhet që t’i largonte ata qen nga shtëpia”, tha ajo për një media.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, një prej djemve të Trena-s ishte në gjumë kur ndodhi incidenti dhe ku u zgjua zbuloi se e ëma i kishte vdekur.
Policia qëlloi me armë një prej qenve ndërkohë që një tjetër e dërguan në Shërbimin e Kafshëve. Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë pasi nuk është identifikuar pronari i vërtetë i kafshëve.
Gruaja vetëm dy vite më parë kishte humbur dy djemtë në një aksident rrugor.
/a.r