• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dado në konflikt interesi, Dumani shmangu sherrin në sallë”, gazetari jep detaje nga seanca për Veliajn

by A R
25/02/2025 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Eni Ferhati ka ndarë detaje të reja mbi seancën gjyqësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për “NOW me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai ka theksuar se përplasja mes prokurorit Olsi Dado dhe Veliajt ishte mjaft e ashpër, por ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumani, ka shmangur përshkallëzimin e situatës.

Një nga pikat kryesore të debatit ka qenë çështja e një leje ndërtimi për një pallat, ku ndër përfituesit figuron edhe prokurori Olsi Dado. Ferhati shpjegoi se mbi këtë çështje është kryer një verifikim paraprak, i cili nuk ka evidentuar shkelje ligjore.

“E thashë dhe po e theksoj edhe një herë: ka qenë zoti Dumani ai që e ka frenuar atë seancë, sepse ndoshta debati do të shkonte edhe më ashpër sesa çfarë ka zbardhur gjykata, ose më shumë, siç pretendon zoti Veliaj apo mbrojtësit e tij ligjorë.

Sa i takon konfliktit të interesit për lejen, është bërë një verifikim paraprak. Olsi Dado është një nga përfituesit, por nuk është i vetmi. Ai nuk e ka marrë pallatin në emër të tij, pasi ka edhe trashëgimtarë të tjerë – pothuajse dhjetë persona – që janë gjithashtu përfitues. Ata duket se kanë pasur mesazhe ku Veliaj thotë se ka ardhur Olsi Dado për leje, ndërsa Olsi Dado thotë: ‘E kam mesazhin këtu’.

Por, nëse ti ke pasur një marrëdhënie me dikë dhe pas disa vitesh gjendesh në pozitë për ta hetuar atë person, mendoj se ka një konflikt interesi. Gjithsesi, kjo çështje është verifikuar dhe gjithçka ka qenë në rregull – dhe gjithkush mund ta zhvillojë pronën e tij”, shpjegoi Ferhati.

Gazetari gjithashtu vuri në dukje se Dado ka shfaqur shenja ngarkese emocionale përtej funksionit të tij, duke sjellë si shembull një tjetër seancë, ku ai bëri një gabim në leximin e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

“Sa i takon ngarkesës që u përmend këtu, një ditë pas seancës, prokurori Olsi Dado, mëngjesin e datës 13, në orën 09:00, lexoi pretencën për ish-kryebashkiakun socialist, Jorgo Goro.

Nuk po e sjell këtë si shembull, por ai ishte i papërgatitur dhe në këtë pretencë kishte bërë një gabim në shkrim, i cili u konstatua nga gjykata. Unë isha vetë në seancë, ku ai kishte harruar të shkruante edhe formën e bashkëpunimit për të cilën akuzohej si Jorgo Goro, ashtu edhe vartësit e tij në Bashkinë e Himarës”, tha gazetari.

Next Post
“Do t’i shkrijmë…”, Rama lexon SMS e qytetarit: Dy kamikazë në GJKKO i japin Berishës dosjet që lexon në Parlament

Dado i tha “ndyrësirë” Veliajt në gjyq? Rama: Respekti është një pikë problematike e SPAK...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
LIVE/ Nis pjesa e dytë, Shqipëria kryeson me golin e Asllanit ndaj San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Nis pjesa e dytë, Shqipëria kryeson me golin e Asllanit ndaj San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com