• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dado i tha “ndyrësirë” Veliajt në gjyq? Rama: Respekti është një pikë problematike e SPAK…

by A R
25/02/2025 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje në media, ku prokurori i SPAK Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalen “ndyresire” Kryetarit te Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj brenda salles se gjyqit.

Kryeministri Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së saj.

“Por, ama duhet dhe integriteti; Të respektohet kushdo që merret në pyetje. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë se çfarë them. Ama pavarësia nuk mjafton, duhet profesionalizmi dhe integriteti. Pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që godet majtas e djathtas duhet ruajtur të gjitha principet e kulturës së bashkëjetesës Europiane”, deklaroi Rama.

Më tej, Kryeministri nënvizoi se “respekti është një pikë problematike e SPAK”. “Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo, duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet I barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson shtetin”, komentoi Rama zhvillimet e fundit.

Next Post
Mashtrim 2 milionë Euro me Call-Center, mbyllen hetimet për izraelitin dhe 38 shqiptarë

EMRI / Sekuestrohen 1.2 mln euro pasuri të 42-vjeçarit në Tiranë, Policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

August 18, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

August 18, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk është restorant

August 18, 2026
Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

August 18, 2026
Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com