• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistat që po heton policia/ I maskuari qëlloi me armë zjarri tregtarin, si ndodhi ngjarja e rëndë në aksin Laç-Lezhë

by
24/08/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në anë të autostradës Laç–Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth 25 minuta pas mesnatës të së hënës, ndërsa objektiv i sulmit ishte Besim Zeneli, banor i fshatit Shullaz të Kurbinit. Ai po mbyllte dyqanin e fruta-perimeve, kur një person i maskuar është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë më drejtim të tij.

Plumbat e prekën në pjesën e barkut 60-vjeçarin dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e tregtarit, që pason një seri krimesh të rënda në zonën e Kurbinit, vuri në alarm Policinë e Shtetit dhe në zonë zbarkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

TRE TË SHOQËRUAR

Policia thonë se ka shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngarjes, ndërsa po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plagosjes, ndaj edhe identiteti i të ndaluarve nuk bëhet i ditur, për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet e autorit para dhe pas ngjarjes.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, Policia pritet të marrë në pyetje edhe 60-vjeçarin Besim Zeneli, ndërsa hetimet për sulmin janë shtrirë në disa pista, mes të cilave edhe ajo e hakmarrjes, pasi dy vëllezërit e 60- vjeçarit kanë qenë të përfshirë në një vrasje disa vite më parë. Ndërsa edhe tentativa e grabitjes është një tjetër dyshim i Policisë.

ÇFARË THOTË POLICIA

“Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën LaçLezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor”, sqaroi Policia e Lezhës./ Panorama/

/e.d

Next Post
Pas videove, reagon kryeministrja finlandeze dhe shpërthen në lot: Edhe unë jam njeri!

Pas videove, reagon kryeministrja finlandeze dhe shpërthen në lot: Edhe unë jam njeri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

October 8, 2026
Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

October 8, 2026
Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

October 8, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

SHBA i shton akuzat Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, shkak tortura e amerikanëve në burgjet venezueliane

October 8, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

October 8, 2026
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com