• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikëllim po na le pas o Agim Shehu, po na ikin orakujt e fjalës së bukur…!

by Pëllumb Kulla
02/08/2021 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Po na ikin orakujt e fjalës së bukur…

Ca ditë më parë na la dhe Agim Shehu. Një rastësi e lume bëri që ne të kishim lindur me Agim Shehun në një ditë… Në një ditë po, por në vite të ndryshëm… Bukur, por kjo rastësi nuk na bënte bashkë. Ishin shumë gjykime ata që na sillnin harmoninë. Kjo na bëri miq e ne filluam ta njohim njëri tjetrin.

Në Ditën e Lindjes unë prisja zbardhjen e agut të Gjenevës dhe që nga Nju Jorku, ku dielli vononte, i bëja vite me radhë urimin i pari: Për vite të tjerë më të shëndetshëm, më të bukur dhe, rrjedhimisht, më të lumtur, me (të ndjerën!) Zanën e tij, dhuratën e qiellit!

Një herë i shkrova “Vargu yt të përkëdhel, or miku im, të përkëdhel…. Qysh më kaloi mua koha e djepit, pa këngën tënde të bukur?!”… Dhe ai e mbajti në fejsbuk për një kohë të gjatë dhe mbase ende këto dit e ka lënë të pashuar faqen e tij të fejsbukut…

Teksa të thënmet e tij kishin palcë poetike dhe thinja filosofike. Mua më mbeteshin në mend e në shënimet mbi tryezë. Ja, sot, dy prej tyre:

“Më tepër se për t’u përkulur, gjunjët na janë dhënë për t’u ringritur më këmbë.“

***

“Pemën mund ta rrëzosh me sopatë, ose t’i presish ujin që i vete te rrënjët.”

***

Agimi të mahniste me labërishten e tij, kur imitonte thirrmat nga bregu në breg, në skërkat e Kurveleshit:

***

– A ra ujku andej nga ju?

– Ra, o po ç’bëri?

– A u mori ndonjë kokë dele?

– Se mos erdhi të na pyeste për shëndetin, thua ti?

– Nga bëri pastaj, nga mulliri?

– Pse nuk ka dhëmbë ta bluajë, a?

Agim Shehu zbret nesër në banesën e tij të fundit…

Do ta përcjellin fëmijët e tij dhe ca pak miq të rrallë në atë qytet të Zvicrës. Do të jem dhe unë atje. Vetëm me mendje, për fat të keq. A do të ketë të tjerë kështu si unë?… Dhëntë Zoti! Ndryshe regjistroni dhe një tjetër mungesë të Mirënjohjes Kombëtare!

Next Post
“Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”, 40-vjeçari shqiptar tregon si vrau gruan

“Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”, 40-vjeçari shqiptar tregon si vrau gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In