• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”, 40-vjeçari shqiptar tregon si vrau gruan

by A R
02/08/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas CNN në Greqi, FLorand Shehu para hetuesve ka treguar gjithçka që ka ndodhur para vrasjet dhe arsyen e krimit të rëndë.

Konflikti mes Anisa dhe Florand Shehut kishte kohë që kishte nisur. 31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit herë pas herë bëhej agresiv dhe e dhunonte.

Ditët e fundit Anisa natën flinte në dhomën e fëmijëve dhe nga frika mbyllte derën me çelës. Por duket se natën e fundit të jetës bëri dhe gabimin që i kushtoi shumë, pasi nuk kishte mbyllur derën me çelës.

Florand Shehu në rrëfimin e tij para hetuesve ka treguar se Anisa ka qenë në gjumë kur ai e ka sulmuar dhe e ka qëlluar menjëherë në qafë me thikë.

“Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj. E qëllova direkt me thikë në qafë. Mbaj mend që ajo reagoi dhe filloi të bërtiste. Por unë i mbylla gojën, e qëllova sërish me thikë në qafë. Më pas i mbylla gojën me të dyja duart që të mos bërtiste, pasi kuptova që vdiq shkova në banjo lava rrobat dhe i hodha në kosh”, është ky një pjesë e rrëfimit.

Ai ka treguar më tej se ka qenë shumë xheloz për bashkëshorten dhe ndaj kishte vendosur që ta vriste atë. Po ashtu Florandi ka treguar dhe për sherrin e ndodhur në 11 Korrik, ku policia kishte shkuar pranë apartamentit të tyre pas denoncimit nga fqinjët, por nuk kishin vepruar sipas procedurave.

“Më 11 korrik patëm një konflikt shumë të ardhur. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijëve me derën e mbyllur. E pyeta pse po e bënte këtë dhe mu përgjigj ‘Unë do të bëj çfarë të dua’. Këtu nisi një debat dhe ajo nisi të bërtiste. E shtyva, ra në dysheme dhe pasi u ngrit më qëlloi në fytyrë dhe unë bëra të njëjtën gjë”, ka treguar Shehu

Krimi i rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe tronditi Athinën. Ndërkohë në hetim janë dy policë të cilët nuk vepruan si duhet për ngjarjen e ndodhur në 11 Korrik që dhe mund të parandalonte vrasjen pak javë më vonë.

/a.r

Next Post
Ambasadorja Yuri Kim nis pushimet, relaksohet në Vuno (FOTO)

Ambasadorja Yuri Kim nis pushimet, relaksohet në Vuno (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com