• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

by A R
23/04/2025 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u pyet në studion e “Open” në News 24, për një kandidaturë të mundshme të tij në rast të zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Gonxhja la të kuptohet se këto zëra janë të pabazuara dhe të shkëputura nga realiteti i angazhimeve të tij aktuale në Tiranë, ku ai kandidon në listë të hapur për deputet.

“Nuk besoj se ka ndonjë lidhje fare në kuptimin me ndonjë prej veprimeve, mënyrës se si unë jam duke zhvilluar këtë fushatë, apo arsyet pse jam këtu, nuk besoj se ka lidhje. Nuk e di pse është ky opinion”, tha ai.

I pyetur nëse do ta pëlqente të ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, Gonxhja u tregua i rezervuar, ndërsa theksoi se detyra që ka si Ministër i Ekonomisë, është një detyrë dhe përgjegjësi e madhe për të.

“Është një moment që unë jam në një sfidë, më është besuar një detyrë shumë e lartë, që unë përditë pyes veten a e meritoj a e bëj do. Punoj çdo ditë që ta bëj mirë. Është një ministri shumë e madhe, një barrë e jashtëzakonshme“, tha ai.

Sipas tij, spekulimet mund të lidhen me të kaluarën, kur ka pasur eksperienca të mëparshme në administratën e Bashkisë së Tiranës, por jo me situatën e sotme.

Pyetje: Përfliteni për kandidat për Bashkinë e Tiranës nëse do të ketë zgjedhjet të parakohshme, sa të vërtetë ka këtu?

Blendi Gonxhe: Nuk besoj se ka ndonjë lidhje fare në kuptimin me ndonjë prej veprimeve, mënyrës se si unë jam duke zhvilluar këtë fushatë, apo arsyet pse jam këtu, nuk besoj se ka lidhje. Nuk e di pse është ky opinion, mendoj se kjo…. më kanë pyetur, por unë nuk e ndaloj dot gazetarin të bëj pyetjen, po dhe nga ana tjetër nuk dua të flas në vetë të tretë…

Pyetje: Do u pëlqente kjo gjë, nëse?

Blendi Gonxhja: Prap është një pyetje që nuk më gjen më një përgjigje, sepse nuk ka… Është një moment që unë jam në një sfidë, më është besuar një detyrë shumë e lartë, që unë përditë pyes veten a e meritoj a e bëj do. Punoj çdo ditë që ta bëj mirë. Është një ministri shumë e madhe, një barrë e jashtëzakonshme. Më është dhënë dhe një përgjegjësi tjetër, jam kandidat në listë të hapur.

Do ishte një shpërqendrim për atë që po bëjmë, për qëllimin që jemi dhe sfidës që unë të bija në këtë grackë.  Kam qenë i disponushëm kur jam thirri të bëj detyra të caktuara dhe jam munduar t’i bëj mirë, por kjo nuk do më thënë gjë. Nuk ka lidhje me këtë sfidë. Ndoshta ka lidhje me të shkuarën time që kam punuar në Bashki, kjo për mua ka qenë një eksperiencë e përsëritur dy herë.

Next Post
Kryetari i koalicionit të Bashës: Kush voton Berishën, bën Metën deputet dhe e nxjerr nga burgu!

Kryetari i koalicionit të Bashës: Kush voton Berishën, bën Metën deputet dhe e nxjerr nga burgu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Synohet bashkimi i opozitës, publikohet programi dhe anëtarët e Forumit të Dialogut Politik

October 7, 2026
Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

October 7, 2026
Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com