• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Marko – monumenti i lënë në harresë i një kombi që ka humbur busullën morale

by Ilir Demaliaj
27/11/2025 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Sot, nëpërmjet një shkrimi të ndjerë të Laureta Petishatit, n’ u rizgjua përpara syve një realitet i dhimbshëm: gjendja e turpshme e varrit të shkrimtarit, publicistit, poetit dhe luftëtarit shqiptar Petro Marko. Ky varr i braktisur është më shumë se një plagë e vogël estetike; është një dëshmi e trishtë e mënyrës se si shoqëria jonë ka zgjedhur të shpërfillë figurat e saj më të rëndësishme, ndërsa ndërton monumente të rreme për interesa të ulëta provinciale e klienteliste.

Para se të flasim për të ardhmen, duhet të përballemi me të vërtetën e së shkuarës: ne kemi ngritur për dekada monumente të falsifikuara, narrativa të shtrembëruara, mitologji provinciale që kanë zëvendësuar elitën qytetare me servilë, gënjeshtarë dhe manipulues. Këto kanë ndërtuar kulturën që na sundon sot—një kulturë e provincializmit të zhurmshëm, e oborrtarëve të rregjimeve të ndryshme, e njerëzve që i kanë shërbyer së keqes duke shkatërruar mundësinë e lindjes së elitave të vërteta kulturore, morale e qytetare.

Petro Marko – njeriu që i përkiste botës, por mbeti i braktisur në vendin e vet

Petro Marko nuk është thjesht një shkrimtar i mirë. Ai është themel i letërsisë shqipe moderne. Publicist, romancier, poet, luftëtar i Spanjës, mik i Heminguejt. Njeri që mendoi dhe jetoi përtej kufijve të ngushtë të mendësisë provincialo-katundoro shqiptare.

Ai u burgos nga komunistët që në fillim të regjimit. Për 40 vjet Sigurimi i Shtetit i mbajti dosjen më të madhe të ndjekjes. Djali i tij, Jamarbëri, u arrestua sapo mbaroi fakultetin për gazetari; një familje e tërë u ndëshkua sepse Petro Marko nuk dinte të përkulej, nuk dinte të gënjente, nuk dinte të shiste penën. Në gjithë jetën e tij Jamarbëri I biri nuk botoi asnjë poezi gjatë diktaturës—vetëm pas viteve ’90 ato mundën të shihnin dritën dhe jo të botuara nga Madu por nga miqtë e tij

Vepra e Petros eshtë monumentale jo për madhështinë e temave, por për thellësinë njerëzore të tyre: lufta kundër diktaturës, plagët e autoritarizmit, drama e individit, stoicizmi i njeriut të gjunjëzuar që nuk dorëzohet kurrë. Nga “Hasta la vista” te “Qyteti i fundit”, nga “Shpella e piratëve” te “Nata e Ustikës”, nga “Ara në mal” te “Një emër në katër rrugë”, deri tek kryevepra e tij autobiografike “Intervistë me vetveten”, Petro Marko mbetet një ndër zërat më të pastër e të ndershëm të kulturës sonë.

Nuk ka gënjyer kurrë. Nuk ka manipuluar. Nuk ka bërë kompromis moral. Ky ishte fati dhe mallkimi i tij.

Petro Marko në kujtesën e qytetit

Kush nuk e kujton Petron e madh, me cigaren në buzë, si një xixëllojë e lodhur shprese? Me pardesynë fesh–fesh, që i hapte era e Tiranës sikur të ishte pelerina biblike e një shenjti të përvuajtur. Me atë pardesy kishte vizituar birucat e Spaçit dhe Ballshit, ku mbante forcë e shpresë për të birin.

Tirana e para vitive 90’ e njihte, e respektonte, e përshëndeste. Një shenjë e vogël qytetarie që mbijetonte mes rrënimeve të mëdha. Petro të jepte ndjesinë e atij qyteti që ne nuk e kemi më: mira e tij stoike, qetësia, fjalët e maturuara që dilnin përmes stuhive të jetës.

Ai nuk iu afrua kurrë Lidhjes së Shkrimtarëve. Nuk i duhej. Ai e kishte lexuesin në zemër të qytetit dhe lexuesit e tij e kishin Petron në zemër të ndërgjegjes së tyre.

Pas viteve ’90: vallja provinciale që fshiu qytetarinë

Regjimi ra, por vendin e tij e mori një invazion tjetër: ai i pseudo-elitave, të cilët rendën të parët në rresht për të qenë “demokratë të orës zero”. Shkrimtarë që kishin ngritur monumente letrare diktatorit; poetë që kishin bërë gara servilizmi; bashkëpunëtorë të Sigurimit që u shndërruan brenda natës në flamurtarë të lirisë. Ajo nuk ishte frymë lirie por manexhim i regjimit që u shit si Liri Duke vazhduar të gënjehet, manipulohet dhe falsifikohet ende sot.

Kjo valë e re demoniake, provinciale-katundare, e masakroi atë pak qytetari që kishte mbetur. Në këtë furtunë, Petro Marko u tërhoq ngadalë—si vala e qetë e detit të Jonit që s’gjen më breg ku të prehet.

Ndërsa zagarët e sotshëm ngritin mauzole për idhuj të rremë…

Ironia e madhe është se sot, në parlament e në kulturë, njerëz pa asnjë meritë, pa asnjë vlerë, pa asnjë emancipim moral, kërkojnë mauzole për ata që i ngritën monumente letrare diktatorit. Të njëjtët që sot shkatërrojnë gjithçka qytetare, kërkojnë të nderojnë shërbëtorët e së shkuarës.

E ndërkohë varri i Petro Markos—monumenti i vërtetë letrar i Shqipërisë moderne—rri i braktisur, i shkreti, i zhytur në heshtjen e llahtarshme që ai paratha në poezinë e tij “Kënga e Valës”:

“Po ah, o vend që lind ç’ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh’
me llahtari në zall?..”

Shqipëria, me gjithë zhvillimet e saj të rreme, vazhdon të endet në këtë “zall me llahtari”, produkt i sundimit provincial-katundar, i vulgaritetit që kemi mbjellë në vend të vlerave.

Një thirrje: Varri i Petro Markos duhet të jetë monument kombëtar

Varri i Petro Markos nuk është thjesht një vend prehjeje; duhet të jetë një monument kombëtar. Një vend nderimi. Një shenjë e ndërgjegjes sonë kulturore. Një vend ku shkollat të çojnë fëmijët, ku lexuesit të vendosin një lule, ku qytetarët të kujtojnë se ky vend ka nxjerrë njerëz të ndritur—dhe nuk ka të drejtë t’i harrojë.

Harresa e Petro Markos është prova më e hidhur e rrënimit tonë moral.

Next Post
Presidentja Vjosa Osmani vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci

Presidentja Vjosa Osmani vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com