• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peticioni kundër ambasadores Kim, si ushtë kundër mullinjve të erës!

by Dritan Hila
26/04/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të Departamentit të Shtetit se ambasadorja Yuri Kim përfaqëson dhe transmeton qëndrimet e qendrës, Berisha dhe ndjekësit e tij kanë përshkallëzuar sulmin duke përhapur një peticion i cili kërkon largimin e saj.

Për hir të së vërtetës duhet thënë që ambasadorja e SHBA ka qenë më prezente sesa homologia e saj për shembull në Portugali dhe më intervencioniste. Sikurse duhet thënë se vendi ku është akredituar është një nga më specifikët në botë ku banditë të veshur me pushtet politik, trazojnë jetën e vendit ngjashëm me vende katrahurë afrikane. Dhe kjo nuk është se do iu bënte përshtypje amerikanëve nëse ne për shembull do të ishim në Afrikë.

Por puna është që tashmë jemi në prapavijat e NATO-s në kohën që ky organizëm është në një përplasje indirekte me Rusinë, një fuqi që kërkon të rimodelojë hartën e zonave të influencës.

Në këto kushte, Departamenti i Shtetit nuk mund të lejojë aktorë lokalë të kenë agjendat e tyre personale. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vende si Italia dhe Gjermania nuk kanë sovranitet të plotë. Kjo mund të interpretohet si të duash: disa e interpretojnë si vasalitet kurse të tjerët si organizim vlerash të përbashkëta. Por kjo ka pak rëndësi.

Alternativa tjetër është që të shkëputemi nga kjo aleancë ku si e tillë nuk nënkuptohet vetëm NATO por gjithë perëndimi dhe të luajmë rolin e të pavarurit që përkthehet se në mos sot, nesër, do të jemi pre e një ristrukturimi të hartës së Evropës. Dikujt kjo mund t’i duket çudi, por jemi prezent sesi një komb 15 herë më të madh se ne është kthyer në shesh lufte.

Tani mbetet të zgjedhim nëse ne do të ndjekim agjendën personale të Berishës apo atë të perëndimit?

Nejse, pyetja është e kotë! Nuk na e kanë lënë ne në dorë këtë zgjedhje. Na kanë futur në NATO se ju duhemi dhe jo për hatër të Berishës; dhe do na mbajnë në NATO se të tilla janë politikat e tyre qoftë edhe pa Berishën nëpër këmbë. E gjitha kjo farsë, më shumë sesa serioze, është tmerrësisht qesharake dhe e ngjashme me sipërmarrjen e Don Kishotit, i cili sa herë sulmonte mullinjtë, mbetej i varur në fletët e tyre.

Next Post

Mos-Reagimet pas peticionit zbulojnë betejën antiamerikane të Berishës

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Kush e ktheu në shesh lufte? Amerika me grushtin e shtetit më 2014, u ul këmbëkryq në Ukrainë bashkë me NATOn ,bënë çfarë deshën,vunë njerëz në krye që s,janë as ukrainas,por hebrenj si Blinken,Madlen Ollbrajt etj dhe e vranë së bashku me rusët popullin e pafajshëm ukrainas.Ndiej dhimbje pa fund ❤️

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In