• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos-Reagimet pas peticionit zbulojnë betejën antiamerikane të Berishës

by Mero Baze
26/04/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vjeshtën e vitit 1997, ndërsa Sali Berisha ishte rikthyer në selinë e PD, duke lajmëruar Tritan Shehun t’i lironte zyrën përmes pastrueses së PD, Mariza Lino, në atë kohë ambasadore e SHBA në Tiranë, planifikoi një takim pune me Berishën, për t’i tërhequr vërejtje rreth përpjekjeve për të mbajtur gjallë trazirat ndërsa qeveria e re kishte filluar punën.

Ndërsa ambasadorja po parkonte në oborrin e PD, disa “militantë” të PD filluan vërshëllimat kundër saj dhe dogjën një flamur amerikan.

Pas kësaj, biseda e ambasadores me Berishën ishte e rëndë dhe thuajse e fundit për aq sa ajo qëndroi në detyrë, por pas takimit Berisha u detyrua të justifikohej se ata që dogjën flamurin amerikan, e kishin bërë si shenjë mospajtimi ndaj ambasadores, jo ndaj SHBA (edhe atëherë kishte dy SHBA).

Një ditë pas peticionit qesharak online kundër ambasadores së tanishme të SHBA në Tiranë, Sali Berisha nuk ka bërë ende ndonjë koment. Ndryshe nga viti 1997, tani sjellja e Berishës dhe mbështetësve të tij, tregon se e kanë me SHBA.

Mbështetësit e tij vazhdojnë të inkurajojnë peticionin dhe ta quajnë atë dëshmi të njerëzve të lirë të Shqipërisë, që nuk i nënshtrohen “diktatit amerikan”.

Deklaratat e disa deputetëve të Berishës mund të mos i marrim në considerate, për shkak të kufizimeve mendore që kanë, se po t’i marrim seriozisht pastaj situata është dhe më keq.

Por ajo që bie në sy është se gjithë mbështetësit publik të Sali Berishës, përfshi dhe aleatë të tij, kanë miratuar në heshtje peticionin.

Mes tyre shkëlqen miratimi i Ilir Metës dhe entuziasmi i mbështetësve të tij të LSI, për këtë peticion. Mediat pro tyre raportojnë në kohë reale firmat që shtohen në peticion, të cilat janë nga anëtarë të partisë së tyre, ose emra të rremë.

Pastaj vijnë me radhë gjithë deputetët që mbështesin Sali Berishën. Interesant në këtë pikë janë ata deputetë që përpiqeshin të shmangnin retorikën kundër SHBA, duke thënë se e mbështesnin Sali Berishën vetëm në luftën kundër Lulzim Bashës. Tani ai u ka lënë në dorë bombën për t’i hedhur Ambasadës së SHBA dhe ata po sillen si ushtarë. Asnjë forum i grupit të Berishës, as Forumi Rinor i Këlliçit, as gratë e Vokshit, dhe as OJQ e PD nuk kanë reaguar.

Akoma më qesharak është pozicioni i atij që quhet Këshilli i Ambasadorëve, një OJQ e kontrolluar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët në betejën linçuese të një personi “non grata” nga SHBA, kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, janë qartazi me linçuesin me heshtjen e tyre.

Dhe akoma më e rëndë është situata kur mendon se aty ka emra ambasadorësh dinjitozë, të cilët janë përfshirë në atë listë për shkak të karrierës së tyre dhe po ekspozohen keq për shkak të përdorimit politik që dyshja Meta- Berisha i bën këtij Këshilli.

Mendo tani që ky Këshill të japë ide për rajonin, sigurinë globale apo etikën diplomatike, kur nuk guxon të kundërshtojë as një peticion qesharak, kundër një kolegeje të tyre amerikane. Vetëm diplomatët e Moskës mund ta mbajnë këtë qëndrim.

Pra sjellja e mbështetësve të Berishës pas peticionit, është më serioze dhe më e rëndë se peticioni. Peticioni është një gjë vulgare, nga ato gjërat qesharake që di të bëjë Berisha, por mbështetja e tij nga gjithë enturazhi i Berishës tregon se ajo është një ide serioze e Berishës. Dhe kjo e bën atë të rëndë.

Nëse peticioni do mbetej një ide qesharake e disa të marrëve pas Berishës, ishte gjysma e së keqes. Por fakti që të gjithë ata që janë me Berishën, janë dhe me peticionin, tregon se tashmë ata janë një trupë anti-amerikane, dhe jo një grupim politik, që kishte probleme me Lulzim Bashën.

Sjellja e tyre tregon se të vetmen gjë që kanë seriozisht është beteja me SHBA, çka është dhe ëndrra e fundit e Sali Berishës në këtë jetë. Të gjithë të tjerët, janë gati të shkojnë në varr pas tij, si mumiet egjiptiane pas faraonit.

Next Post
Amerika armatos Shqipërinë/ Zëdhënësi i DASH: Aleatët e NATO-s do zëvendësojnë rezervat që u prekën nga dhurimet për Ukrainën

Amerika armatos Shqipërinë/ Zëdhënësi i DASH: Aleatët e NATO-s do zëvendësojnë rezervat që u prekën nga dhurimet për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In