Pas skandalit me përdorimin e dy pesticideve Chlorpirifos dhe Phosmet në mandarina, ekspertë të fushës bëjnë thirrje për luftë ndaj kontrabandës së inputeve bujqësore.
“Nga të gjitha informacionet që kemi, nga analizat që kemi bërë, na rezulton që këto pesticide futen kontrabadë. Që nga 2020 ka një urdhër që këto dy pesticide nuk duhet të hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Rast pas rasti, edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit kemi gjetur përdorim të këtyre pesticideve dhe kjo vjen vetëm si pasojë e kontrabadës. Kontrabanda është elementi bazë mbi të cilin ne po kalojmë gjithë këto vështirësi, tregtarët, grumblluesit, fermerët e vegjël, duke u konkurruar nga produkte të pandershme. Me kontrabandën duhet të merren të gjitha institucionet që të ndalojmë tregtimin e tyre, të dëmshëm për tregtinë, shëndetin e njerëzve”, thotë Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agrobiznesit shqiptar.
Agim Rrapaj pohon se ky nuk është rasti i parë që fermerët vendas përdorin këto pesticide të ndaluara. Sipas tij i njëjti problem është shfaqur edhe në një sasi të vajit të ullirit vitin e kjaluar.
“Vitin e kaluar në e kemi trajtuar këtë problem në 300 subjekte për 6 muaj rresht, janë bërë 300 analiza, gjetëm gjurmët, gjetëm edhe burimin nga vinte dhe dolëm në rezultatin se duke spërkatur barërat e këqija, fermerët mendonin se nuk kishte dëm. Por në të vërtetë era atë e çon te produtki dhe do 1 vit minimumi që ky të stabilizohet si mbetje në produkt dhe në tokë”, thotë Rrapaj,
Sipas njohësve të fushës, shpesh fermerët i përdorin këto pesticide nga padija, ndaj bëhet apel për autoritetet që të jenë më prezentë në terren për këshillim e ndërgjegjësim.
“Fermeri duke pasur parasysh që ky pesticid është përdorur për 10 vite rresht dhe ka pasur efekt për mbrotjejn e bimëve nga insekte të dëmshme, beson se ky pesticvid është i mirë për ruajtjen e bimës së tij. Kjo është një arsye. Arsye tjetër është konkyurrenca e pandershme. Fermeri nuk duhet të marrë jashtë farmacisë bujqsotre, duhet të shikojë efektet negative të produkttit, duhet të shikojë rregulloren, karencën, të konsultohet me agronomin, që të jetë mëse i kujdesshëm në këtë drejtim sepse pasojat janë të jashtëzakonshme për tregun, fermerin, shëndetin. Është një moment që ne duhet ta rivlerësojë, po futemi në BE dhe BE po ndryshon rregulloret e saj për këtë çështje”, shton Rrapaj.
Regjistri, ku fermerët duhet të shënojnë pesticidet që përdorin, për ekspertët nuk është zgjidhje për problemin sepse askush nuk regjistron një preparat të ndaluar.