• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesha politike e 94 votave në Parlament për largimin e spiunëve

by Ylli Pata
21/10/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Numri prej 94 votave që u arrit mbrëmë votë për të miratuar largimin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga politika, është një shifër shumë e rëndësishme e me peshë specifike në politikën shqiptare.

Numri 94 është eksaktësisht dy e treta e Parlamentit të Shqipërisë, është shifra me të cilën mund të bëhet çdo reformë e rëndësishme strukturale në vend, duke nisur natyrisht nga reforma zgjedhore apo ndarja e re territoriale.

Hera e fundit kur është mbeldhur kjo mazhorancë në këtë Kuvend ka ndodhur për zgjatjen e organeve të vettingut. Në Parlamentin e shkuar u arrit kjo shumicë për amendimin kushtetues të heqjes së koalicionit tren dhe hapjen e listave zgjedhore, akt që u kontestua ashpër nga ajo pjesëe e opozitës që ishte larguar nga Kuvendi.

Më përpara, shumica kushtetuese është arritur për miratimin e amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ndërsa, hera tjetër para kësaj ishin ndryshimet kushtetuese të 2008-s që ndryshuan rrënjësisht modelin politik e zgjedhor në Shqipëri.

Në të shkuarën, sa herë është kryer një pakt i madh mes mazhorancës dhe opozitës, ka pasur edhe një pazar politik në mes, siç është në rastin e zgjedhjes së Moisiut President apo edhe ndryshimeve të 2008-s.

Në vende me demokraci të konsiliduar si shtetet Perëndimore, palët politike e kanë krejt të thjeshtë për të bashkuar votat për të miratuar rregullat e përbashkëta të shtetit. Që ju shërbejnë të gjithëve.

Në rastin e ndryshimit kushtetues që ndodhi mbrëmë nuk pati asnjë negociatë të fshehur mes Ramës dhe Alibeajt, por bisedime parlamentare mes palëve që çuan më pas në draftin që u votua.

Një shenjë natyrisht pozitive, se në rastin e reformave më të rëndësishme siç është depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve, lejimi i diasporës të votojë atje ku është, e reforma të tjera, shumica e duhur kushtetuse mund të arrihet pa sforco.

Mjafton që mazhoranca, e cila e ka për detyrë të jetë e hapur dhe tolerante ndaj opozitës.

Megjithatë, sinjali apo fuqia politike e 94 votave është totalisht politik. Ishte një mesazh ao provë force e grupit prej 25 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tashmë nuk kanë asnjë mundësi që të rrudhen më.

Grupi që nuk i është atashuar foltores është më i madh, plus deputetëve aleatë të partive të vogla, të cilët për arsye të ndryshme pragmatiste nuk duan të hyjnë në këtë lojë të madhe. Por për 25-sëshen ishte “prova e zjarrit” pas presioneve të shumta dhe të egra.

Alibeaj, arriti me “qetësi dhe dashuri” të imponohet në fushën e opozitës si grupi mëe i madh politik. Nga nesër negociatat për kandidatura të përbashkëta në zgjedhjet lokale, bëhen krejt nga kushte të tjera, e madje nuk ka nevojë as për vendim gjykate. Sali Berisha dhe Ilir Meta, sa vjen e ecën koha janë pjesa më periferike e konfigurimit politik, që tentuan ta ndryshonin me deux ex machina-n e 6 marsit.

Një opozitë e re dhe e zgjeruar për të sfiduar mazhorancën nis pikërisht nga ky grup, që votoi për të larguar nga politika elementët e lidhur me Sigurimin. Një kartë që për 30 vjet nuk arriti ta bëjë “e djathta” e Sali Berishës. E kjo është shenjë e vërtetë rithemelimi realisht…

Next Post
Spahiu: Ligji për hapjen e dosjeve, plan i SHBA! Pas “non gratës”, çmontimi i establishmentit politik…!

Spahiu: Ligji për hapjen e dosjeve, plan i SHBA! Pas "non gratës", çmontimi i establishmentit politik...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In