• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

by A R
15/06/2026 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo event i madh sportiv krijon një efekt të menjëhershëm në sektorin e mikpritjes. Ndeshjet e rëndësishme tërheqin klientë në bare, restorante dhe ambiente sportive, ku konsumi i pijeve dhe i ushqimeve rritet ndjeshëm krahasuar me ditët normale.

Për industrinë e birrës, Botërori konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit.

Operatorët e bareve në vend pohojnë se gjatë eventeve të mëdha sportive, kërkesa për birrë rritet ndjeshëm, veçanërisht në ndeshjet eliminatore dhe finalet, ku frekuentimi mund të arrijë disa herë më shumë se në ditët e zakonshme.

Me zhvillimin e 104 ndeshjeve, Botërori 2026 pritet të gjenerojë një periudhë të zgjatur konsumi për sektorin e mikpritjes.

Për distributorët e pijeve dhe lokalet sportive, turneu përfaqëson një mundësi për të rritur shitjet në kulmin e sezonit veror, duke kombinuar dy faktorë tradicionalisht të favorshëm për konsumin: temperaturat e larta dhe futbollin.

Përgatitjet kanë nisur që përpara fillimit të turneut. Disa operatorë të bareve sportive tregojnë se po planifikojnë furnizime shtesë me birrë dhe organizim të veçantë të ambienteve për periudhën e Botërorit.

Në disa raste, frigoriferë të posaçëm vetëm për birrën janë vendosur ose planifikohen të vendosen pranë zonave ku do të transmetohen ndeshjet, me synimin për t’iu përgjigjur fluksit më të lartë të klientëve.

Sipas tyre, përvoja e eventeve të mëdha sportive ka treguar se birra mbetet produkti më i kërkuar gjatë transmetimeve të futbollit, ndaj një pjesë e investimeve paraprake lidhen pikërisht me rritjen e kapaciteteve të furnizimit dhe shërbimit.

Me 104 ndeshje të shpërndara gjatë më shumë se një muaji, operatorët presin që Botërori të krijojë një sezon të veçantë konsumi, ku tifozët jo vetëm ndjekin ndeshjet, por kalojnë më shumë kohë në lokale, duke rritur konsumin e pijeve dhe ushqimeve.

Një birrë vendase 0.5 litra në një lokal në Shqipëri kushton mesatarisht rreth 250 lekë, ndërsa një birrë importi, rreth 300 lekë. Një vakt i thjeshtë në restorant, për të shoqëruar pijen, kushton mesatarisht 800 lekë.

Nëse një grup prej 100 mijë tifozësh ndjek mesatarisht 10 ndeshje gjatë Botërorit në ambiente publike dhe konsumon vetëm dy birra për ndeshje, shpenzimi total mund të arrijë rreth 440 milionë lekë (4.4 milionë euro) vetëm nga konsumi i birrës.

Ndeshjet do të zhvillohen në Amerikën e Veriut, që do të thotë se shumë prej tyre do të luhen në orët e vona të mbrëmjes sipas kohës shqiptare.

Kjo zakonisht favorizon baret dhe lokalet, sepse shikimi në grup bëhet më i zakonshëm se ndjekja familjare në shtëpi.

Në shumë vende europiane, lokalet raportojnë se periudhat e Botërorit renditen mes muajve me xhiron më të lartë të vitit. Shqipëria, ku kultura e ndjekjes së futbollit në ambiente publike është e përhapur, nuk pritet të jetë përjashtim.

Deri më 5 qershor, disa ditë para çeljes së Botërorit, ende nuk janë konfirmuar pikat ku do të organizohen eventet e ‘public view’.

Bastet sportive, një treg që ndizet me Botërorin

Pas rikthimit me ligj të basteve sportive online në vitin 2024, Botërori 2026 pritet të jetë testi i parë i madh për tregun e rregulluar të basteve në Shqipëri.

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore në vitin 2024, Shqipëria riktheu bastet sportive vetëm në formatin online dhe nën një regjim licencimi të kontrolluar nga shteti. Tregu po kalon fazën e konsolidimit dhe të licencimit të operatorëve, ndërsa qeveria ka miratuar gjatë vitit 2026 aktet nënligjore dhe standardet teknike për funksionimin e platformave.

Turne të tilla konsiderohen tradicionalisht periudhat me aktivitetin më të lartë të lojërave sportive në nivel global, pasi miliona tifozë vendosin baste mbi rezultatet, golashënuesit dhe ecurinë e skuadrave pjesëmarrëse.

Për tregun shqiptar, Botërori 2026 do të jetë ngjarja e parë globale e futbollit që zhvillohet pas rikthimit të basteve sportive online të licencuara. Për këtë arsye, operatorët e konsiderojnë turneun një test të rëndësishëm për të matur sjelljen e konsumatorëve dhe aftësinë e tregut për të kanalizuar aktivitetin drejt platformave të rregulluara.

Në nivel global, Botërori renditet vazhdimisht mes ngjarjeve më të mëdha për industrinë e basteve. Gjatë Botërorit të Katarit 2022, kompania britanike e analizës së tregut “H2 Gambling Capital” vlerësoi se volumi global i basteve sportive të lidhura me turneun kaloi 35 miliardë dollarë.

Televizorë më të mëdhenj për një muaj futboll

Përfitues të tjerë potencialë janë tregtarët e pajisjeve elektronike. Historikisht, eventet e mëdha sportive kanë qenë një nxitës i shitjeve të televizorëve, sistemeve audio dhe të pajisjeve të transmetimit.

Botërori shpesh i shtyn familjet të zëvendësojnë televizorët ekzistues ose të investojnë në modele me ekran më të madh. E njëjta tendencë po vërehet edhe te lokalet sportive, të cilat po përgatiten për fluksin e tifozëve duke rinovuar ambientet dhe duke zëvendësuar një pjesë të ekraneve ekzistuese me televizorë më të mëdhenj dhe me rezolucion më të lartë.

Operatorë të ndryshëm tregojnë se për ndeshjet me audiencën më të lartë, cilësia e figurës dhe madhësia e ekranit janë bërë faktorë të rëndësishëm në konkurrencën mes lokaleve.

Kjo ka nxitur investime të reja në pajisje elektronike gjatë muajve para turneut.

Sipas ofertave të publikuara nga rrjeti i shitjes së elektronikës Neptun, një televizor 75 inç kushton mesatarisht nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa modelet premium me ekran 85 inç arrijnë deri në 130 mijë lekë. Për një lokal që instalon dy ose tre ekrane të rinj, investimi mund të kalojë 200 mijë deri në 300 mijë lekë.

Në Shqipëri, zinxhirët e shitjes së elektronikës mund të përfitojnë nga kërkesa e shtuar gjatë muajve para turneut. Për shumë konsumatorë dhe biznese, një televizor i ri konsiderohet tashmë pjesë e përvojës së Botërorit, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me investimet sezonale për turizmin apo fundvitin.

Të drejtat ekskluzive të transmetimit për Shqipërinë janë siguruar nga TV Klan, i cili pritet të transmetojë të 104 ndeshjet e Botërorit 2026 pa pagesë për publikun.

Kjo do të thotë se ndryshe nga kampionate të tjera sportive, tifozët shqiptarë nuk do të jenë të detyruar të blejnë abonime shtesë për të parë ndeshjet e Botërorit. /Monitor.al/

Next Post
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

June 19, 2026
Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

June 19, 2026
Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

June 19, 2026
Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

June 19, 2026
Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

June 19, 2026
Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

June 19, 2026
“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

June 19, 2026
NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

June 19, 2026
Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

June 19, 2026
Kanadaja “luan tenis” me Katarin; Meksika, ekipi i parë që kalon fazën e grupeve

Kanadaja “luan tenis” me Katarin; Meksika, ekipi i parë që kalon fazën e grupeve

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In